Dhimbja e Françeskut për viktimat e aksidentit ajror në Uashington
Dhimbja e Françeskut për viktimat e aksidentit ajror në Uashington 31.01.2025 | 04:03
Papa i shkruan presidentit amerikan Trump për të shprehur afërsinë shpirtërore me njerëzit e përfshirë në përplasjen mes një avioni dhe një helikopteri ushtarak pranë aeroportit Ronald Reagan, i cili shkaktoi dhjetëra të vdekur.
 
Papa Françesku shpreh në një telegram ngushëllimi drejtuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump afërsinë e tij shpirtërore me të prekurit nga tragjedia që ndodhi mbrëmë në Uashington, në lumin Potomac, pranë aeroportit Ronald Reagan, ku një helikopter ushtarak, me tre ushtarë në bord dhe një aeroplan rajonal, me të cilin udhëtonin 60 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit u përplasën, për arsye ende për t'u sqaruar, duke rënë të dyja.
 
Shpëtuesit e përfshirë në rikuperimin e trupave përjashtojnë mundësinë e të mbijetuarve dhe kanë informuar se kushtet e punës janë veçanërisht komplekse dhe ndoshta do të zgjasin disa ditë.
 
“Duke ia besuar shpirtrat e të ndjerëve mëshirës së Zotit të Plotfuqishëm, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet që qajnë për humbjen e të dashurve”, shkruan Papa, i cili siguron lutjet e tij “edhe për ata që janë të përfshirë në përpjekjet e ndihmes”, duke kërkuar prej Zotit për mbarë kombin “bekime hyjnore ngushëllimi dhe force”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.