Gjergj Kastrioti Skënderbeu nё përvjetorin e vdekjes
Gjergj Kastrioti Skënderbeu nё përvjetorin e vdekjes 20.01.2025 | 03:46
Gjergj Kastrioti, një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, që me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborret e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet e kohës së vet, me Kuvendin e Lezhës vuri edhe themelet e një Shteti Arbër të organizuar – as para tij as pas tij princat shqiptarë nuk mundën të gjenin rrugën e bashkimit.
 
Si çdo vit, më datën 17 janar,  populli shqiptar, kudo, e përkujton heroin kombëtar, Gjergj Kastriotin, Skënderbeun (6 maj 1405 - 17 janar 1468), në ditën e kalimit të tij në amshim. Atleti i Krishtit, siç e quajti bota e krishterë, Gjergj Kastrioti ndërroi jetë në Lezhë, më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare. Eshtë figura më e shquar në historinë e shqiptarëve, heroi kombëtar i popullit shqiptar, arbënori e i krishteri i flaktë, siç e quajtën Papët e Romës.
 
Gjergj Kastrioti ka hyrë në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborët e ushtrisë osmane, ndër më të organizuarat e asaj kohe. Kështu, për 25 vjet me radhë, Gjergj Kastrioti e ndaloi Perandorinë Osmane të depërtonte në zemër të Evropës, duke ruajtur e duke mbrojtur shqiptarët dhe vendlindjen nga sundimi i huaj.
 
Për këtë, ai fitoi mirënjohjen e Shteteve Evropiane dhe të Papës së Romës, që kur qe gjallë dhe shumë më tepër pas vdekjes. Pastaj, duhet përmendur se, me Kuvendin e Lezhës, Gjergj Kastrioti vuri edhe themelet e një Shteti Arbër të organizuar – as para tij, as pas tij princat shqiptarë nuk mundën të gjenin rrugën e bashkimit.
 
Në përvjetorin e vdekjes së Gjergj Kastritotit, po kujtojmë fjalët kuptimplote që Papa Shën Gjon Pali II i shqiptoi në aeroportin e Tiranës, më 25 prill 1993, gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri, e para vizitë e një Pape në trevat shqiptare: “Është detyrë të kujtojmë në këtë rrethanë heroin kombëtar e të krishterin e flaktë, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, “mbrojtësin e Jezu Krishtit”....,“Sa herë në të kaluarën ju është dashur të mbroni me forcë identitetin tuaj. Me një angazhim të tillë, u shqua figura e lartë e të krishterit Gjergj Kastrioti Skënderbeut, i respektuar nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e popullit shqiptar” (Gjon Pali II 25 prill 1993 Tiranë).
 
Pra, në qiellin shqiptar emri i Gjergj Kastriotit ka qenë dhe është një yll polar për gjithë brezat pasardhës, burim frymëzimi për rilindasit, shembull i ndritur për t’u pasur në betejat për ndryshime, për mbrojtjen e lirisë së popullit, për bashkimin dhe respektimin e dinjitetit të çdo qytetari, për kultivimin e vlerave, që i hapin rrugën përparimit të mirëfilltë. Në figurën e pavdekshme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, populli shqiptar kurdoherë ka shembullin dhe simbolin e bashkimit, të vëllazërimit, të lirisë, atdhedashurisë, harmonisë e demokracisë./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave