Asnjë person nuk shpëtoi nga tragjedia në SHBA, vazhdojnë kërkimet për t’i nxjerrë trupat nga lumi
Asnjë person nuk shpëtoi nga tragjedia në SHBA, vazhdojnë kërkimet për t’i nxjerrë trupat nga lumi 31.01.2025 | 16:07
Një sërë agjencish amerikane po hetojnë shkakun e përplasjes në ajër të një avioni pasagjerësh të kompanisë American Airlines dhe një helikopteri të Forcave të Armatosura të mërkurën vonë, pranë Uashingtonit.
 
Nuk ka asnjë të mbijetuar mes 60 pasagjerëve dhe 4 anëtarëve të ekuipazhit në fluturimin e kompanisë American Airlines, që po kryhej nga kompania e lidhur me të PSA Airlines dhe mes tre pjesëtarëve të ushtrisë amerikane që gjendeshin në helikopterin Black Hawk UH-60, njoftuan të enjten zyrtarët federalë dhe lokalë.
 
Të dy mjetet ajrore ranë në lumin Potomak, afër aeroportit kombëtar Reagan, në dalje të Uashingtonit, në qytetin Arlington, të Virxhinias.
 
“Është shumë herët për të folur mbi shkakun e përplasjes”, thotë shefi i Shoqatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror
 
Operacionet e kërkimit po vazhdojnë.
 
Është aksidenti ajror më vdekjeprurës në SHBA që nga viti 2001.
 
Të paktën 28 trupa u nxorrën nga ujrat e akullta të lumit Potomak pasi helikopteri mesa duket fluturoi në trajektoren e avionit të mërkurën vonë, ndërsa aeroplani po bënte uljen pranë aeroportit “Ronald Reagan” në Uashington, thanë zyrtarët.
 
Në helikopter gjendeshin tre pjesëtarë të Forcave të Armatosura.
 
“Nuk besojmë se ka ndonjë të mbijetuar”, tha John Donnelly, shefi i Departamentit të Zjarrëfikëses. “Tani jemi në pikën ku po kalojmë nga një operacion shpëtimi në një operacion kërkimi”, shtoi ai.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.