Letër e hapur drejtuar Kryeministrit të vendit
Letër e hapur drejtuar Kryeministrit të vendit 05.02.2025 | 04:26
Jemi në prag të zgjedhjeve dhe fushatat elektorale po arrijnë kulmin e tyre. Si gjithmonë, liderët politikë shfrytëzojnë çdo mundësi për të tërhequr vëmendjen dhe për të siguruar mbështetjen e elektoratit. Por këtë herë, Kryeministri i Kosovës dhe kabineti i tij kanë kaluar çdo kufi të degradimit dhe përçmimit në çdo aspekt ndaj qytetarëve të vet.
 
Shkruan: Leonard Komani
 
Në një nga takimet me votuesit, ai disi deklaroi: “Do tua rris fëmijët, më quani Albin baba”. Ky është kulmi i një arrogance të shëmtuar dhe një fyerje e drejtpërdrejtë për një popull që ka luftuar për liri dhe dinjitet, edhe pse ende lufton për mbijetesë. Kryeministri nuk po i drejtohet qytetarëve si njerëz të lirë e të ndërgjegjshëm, por si turma të manipuluara që ai mendon se mund t’i trajtojë si dele. Nuk e meritojmë Zotri.
 
Kjo mënyrë e komunikimit nuk është vetëm një turp për institucionin që ai përfaqëson, por, për gjithë Kosovën. Me këtë lloj retorike të ulët, ai jo vetëm që poshtëron përkrahësit e tij politikë, por e dërgon Kosovën në nivelin më të ulët të respektit ndërkombëtar. Ai, me vetëdije të plotë, po i thotë botës: “Unë me këtë lloj populli kam të bëj, analfabet”.
 
A e kuptoni rëndësinë e kësaj deklarate? Kjo do te thotë: “falë meje do jetoni, pa mua jeni te vdekur”. Ai nuk mendon se Kosova meriton një lidership të kulturuar, një qeverisje me vizion dhe dinjitet. Për të, qytetarët janë thjesht vegla që ai i përdor dhe i përçmon kur të dojë, sa të dojë.
 
Zotëri Kryeministër, e keni ketë lloj komunikimi ne familjen tuaj, apo kur ishe i vogël kjo formë e komunikimit me fyerje dhe nënçmime tu ka ngulfatur ne tru. Kush ju mësoi të flisni kështu me popullin tuaj? Apo ndoshta jeni aq arrogant sa mendoni se mund të bëni çfarë të doni, duke fyer qytetarët si të ishin të pavlerë? Zotëri e dëgjoni veten kur flisni? A e kuptoni se jo i gjithë elektorati juaj është analfabet? Në mesin e tyre ka profesorë, doktorë shkencash, intelektualë të ndershëm që nuk e kanë blerë diplomën e tyre, ju besojnë ndoshta verbërisht për arsye zhgënjimi nga qeveritë e kaluara. Dhe ju i trajtoni si të ishin të pavetëdijshëm, si qenie që duhet të ju nënshtrohen pa pikëpyetje.
 
Por le të shohim përtej retorikës boshe të tubimeve elektorale. Cili është plani juaj për Kosovën për 4 vitet e ardhshme? Deri tani nuk kemi dëgjuar asgjë. A keni një vizion të qartë për të ardhmen e vendit? Apo e vetmja strategji juaj është të manipuloni turmat me zhurma dhe “muhabete Odash” dhe të blini votat me premtime boshe që të notoni mbi ujë i pa lagur. Jo Zotëri fyerjet përdorni aty ku jeni mësuar dhe aty te kush ju ka mësuar.
 
Kryeministri i Kosovës nuk ka asnjë plan konkret për ta nxjerrë vendin nga varfëria, asnjë projekt të qartë zhvillimor dhe asnjë vizion për gjeneratat e ardhshme. Ajo që dëgjojmë janë vetëm fjalë të kota, një mentalitet “odash”, fjalime pa asnjë përmbajtje që nuk sjellin ndryshim real në jetën e qytetarëve.
 
Si qytetar i Kosovës, ndjej neveri të thellë për këtë mënyrë komunikimi dhe për mungesën e respektit që tregoni jo vetëm ndaj elektoratit tuaj, por edhe ndaj atyre që kanë sakrifikuar për këtë vend. Turpi, për ju dhe ekipin tuaj, duket se është një koncept i panjohur. Por le të mos harrojmë: Respekti është një nga shtyllat themelore të karakterit dhe dinjitetit njerëzor. Nuk dua të hy në detaje, mirpo kjo ishte kulmi i çdo arrogance që njeriu i vitit 2025 duhet ta gëlltis. Kosova meriton më shumë se kaq. Nuk mund të vazhdojmë të tolerojmë një lider që na fyen, poshtëron, shet përralla dhe na trajton si turma të verbëra. Është koha që populli të hapë sytë, të dëgjojë me vëmendje dhe të refuzojë të manipulohet më tej. E ardhmja e Kosovës nuk mund të jetë në duart e një njeriu që na sheh si të padenjë për respekt dhe dinjitet./Gazeta Metro
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave