Vuçiq: Një grup shtetesh po lobojnë kundër Serbisë dhe në favor të Kosovës
Vuçiq: Një grup shtetesh po lobojnë kundër Serbisë dhe në favor të Kosovës 22.01.2025 | 15:35
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq pas bisedimeve me përfaqësuesin special të BE-së në largim për dialogun, Miroslav Lajçak, ka shprehur shqetësimin e tij për politikën evropiane ndaj Kosovës e cila sipas tij, nuk është zbehur. Ai ka theksuar Serbisa do të intensifikojë bisedimet me Washingtonin kur bëhet fjalë për dialogun.
 
“Gjithmonë do të shihni të njëjtin grup vendesh, do të jetë pjesë e vendeve baltike, vendeve skandinave, Holandës, Bullgarisë, Kroacisë, gjithmonë i njëjti grup vendesh dhe gjithmonë një fuqi e madhe evropiane pas saj që pretendon të jetë naive dhe i pafajshëm, sikur nuk i di të gjitha këto dhe ai nuk e kupton se për çfarë bëhet fjalë argumentet dhe se do të flasim me amerikanët”, ka thënë Vuçiq, raportojnë mediat në serbe.
 
Vuçiq është shprehur i shqetësuar për politikën evropiane në lidhje me Kosovën. Sipas medieve serbe, ai ka thënë se pret që së shpejti  në pozitën e Lajçakut të emërohet danezi Peter Sorensen.
 
 “Unë jam i shqetësuar për politikën evropiane për këtë çështje, jo vetë Sorensen, i cili është një njeri profesionist dhe i drejtë, por politika e qetësimit ndaj Kurtit dhe njoftimet e tyre, pavarësisht provokimeve aktive, se do të lejohen në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera”, ka thënë Vuçiq.
 
Pas takimit me ndërmjetësuesin në largim në dialog, Miroslav Lajçak, presidenti serb, ka paralajmëruar kontakte më intensive me administratën amerikane sa i përket dialogut Beograd-Prishtinë.
 
Kurse, Lajçak ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit ka hapur një mundësi për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
 
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se një grup shtetesh po lobojnë jashtëzakonisht fuqishëm kundër Serbisë dhe në favor të Kosovës.
 
Në një postim të në platformën ‘X’, Lajçak njoftoi se gjatë takimit të fundit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ata diskutuan mbi gjendjen aktuale të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
 
Ai theksoi se përparimi i mëtejshëm në këtë proces është i rëndësishëm për të siguruar një të ardhme të përbashkët të Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.