Krahas tubimeve partitë po i shfrytëzojnë edhe rrjetet sociale për fushatë
Krahas tubimeve partitë po i shfrytëzojnë edhe rrjetet sociale për fushatë 22.01.2025 | 15:34
Monitorues të fushatës zgjedhore konsiderojnë që partitë politike janë të fokusuara kryesisht në organizimin e tubimeve elektorale me qytetarë për të shpalosur plan-programet e tyre, megjithatë edhe rrjetet sociale, sipas tyre, po përdoren në masë të madhe për të bërë fushatë.
 
Fushata zgjedhore ka hyrë në javën e dytë dhe partitë politike garuese në zgjedhjet e 9  shkurtit po përdorin çdo mundësi për të qenë më afër me qytetarët, për të ofruar programin e tyre.
 
Kenan Gashi, nga Rrjeti i OJQ-ve Avonet, për Radio Kosovën tha se këtë vit përveç tubimeve më qytetarët, partitë politike në masë të madhe po zhvillojnë fushatë në rrjetet sociale.
 
“Është vërejtur dhe është identifikuar zhvillimi i fushatës zgjedhore në rrjetet sociale, për shkak se shikueshmëria është më e madhe dhe kjo e ka kthyer në një formë interesimin e partive politike për të bërë fushatë”, tha ai.
 
Ndërkaq, Violeta Haxholli, nga Demokracia për Veprim, tha se në këto zgjedhje vërehet një organizim më i mirë i subjekteve politike për sa u përket tubimeve elektorale.
 
“Për sa u përket tubimeve elektorale që kanë organizuar partitë politike, kanë prirë ato që janë deri 200 pjesëmarrës, ndërkaq, tubimet e vogla me deri 50 pjesëmarrës e përbejnë 22 për qind të aktiviteteve. Kurse tubimet e madhe me mbi 500 pjesëmarrës e kanë përbë 15 për qind të aktiviteteve të subjekteve politike. Tipar dallues i fushatës ka qenë trendi i shpalosjes së njëanshme të plan-programeve pa pasur një komunikim dykahorë me qytetarët”, tha Haxholli.
 
Haxholli, e cila e ka monitoruar fushatën zgjedhore nga dita e parë, thotë po ashtu se në këtë fushat vërehet përdorimi i gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes ndërmjet partive politike.  
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.