Profesori i Filozofisë si dhe komentatori politik, Blerim Latifi, kriminelët kombëtar e ndërkombëtar e lanë Kosovën pa ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë, shkruan Gazeta Metro.
“Këto fatura të fryra do ta shkatërrojnë konsumin jetësor, duke e zhytur shoqërinë në mjerim të plotë dhe duke e përshpejtuar spastrimin demografik. E dhimbshme kur kujton ata mijëra burra e gra që dhanë jetët e tyre lirinë e Kosovës, të cilës sot po ia humbin kuptimin dhe vlerën maskarenjtë që marrin vendime për të”, ka shkruar Latifi.
Postimi i plotë:
Kriminelë kombëtarë e ndërkombëtarë e lanë Kosovën pa ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë.
Kështu, tash, ne jemi në mëshirën e mafias energjetike, e cila, për t’i rritur fitimet e saj, do të vazhdojë të rris çmimin e energjisë, derisa një ditë në këtë vend njerëzit do të punojnë veç për t’i paguar faturat e energjisë.
Këto fatura të fryra do ta shkatërrojnë konsumin jetësor, duke e zhytur shoqërinë në mjerim të plotë dhe duke e përshpejtuar spastrimin demografik.
E dhimbshme kur kujton ata mijëra burra e gra që dhanë jetët e tyre lirinë e Kosovës, të cilës sot po ia humbin kuptimin dhe vlerën maskarenjtë që marrin vendime për të./gazetametro.net