10 fakte për Betejën e Kosharës
10 fakte për Betejën e Kosharës 10.04.2025 | 15:25
Beteja e Kosharës njihet si beteja më e lavdishme e luftës së fundit në Kosovë. Sot shënohet 20 vjetori i saj. 
 
Më poshtë po rendisim disa fakte të kësaj beteje.
 
1. Beteja e Kosharës ka simbolikën e bashkimit të dy krahëve të luftës në një organizim të përbashkët për vazhdimin e luftës për çlirimin e Kosovës.
 
2. Beteja e Kosharës ishte e organizuar nën operacionin luftarak të titulluar “Shigjeta”. Operacioni ishte i planifikuar në përpikmëri, dhe në koordinim me oficerë të ushtrisë shqiptare.
 
3. Sulmi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi pozicionet e ushtrisë serbe kishte filluar në orën 3 të mëngjesit të datës 9 prill 1999. Baza ushtrake jugosllave e njohur si “Karaulla e Kosharës” ra në dorë të forcave të UÇK’së ditën e nesërme.
 
4. Beteja e Kosharës zgjati nga data 9 prill 1999 deri më 10 qershor 1999. Gjatë kësaj periudhe në luftime ranë 187 dëshmorë.
5. Beteja e Kosharës shënon edhe thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri i cili ishte vendosur dhunshëm me pushtimin e Kosovës nga Serbia.
 
6. Në betejën e Kosharës kanë marrë pjesë rreth 6000 mijë ushtarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga mërgata.
 
7. Brigada 138, mori emrin e komandantit Agim Ramadani pas rënies heroike të tij në këtë betejë.
 
8. Oficerët serbë e përshkruajnë Betejën e Kosharës si më të rëndën dhe sulmin mbi bazën ushtarake të tyre si sulm i ngjashëm me sulmet guerile të luftës së Vietnamit.
 
9. Në anën e ushtrisë serbe gjatë betejës kishte edhe mercenarë të ndryshëm që vinin nga Rusia dhe shtetet tjera sllave.
 
10. Më 22 Maj 1999, gjatë fushatës ajrore për të bombarduar caqet serbe aeroplanët luftarakë të NATO-s gabimisht bombarduan pozicionet e UÇK-së duke shkaktuar vdekjen e 67 ushtarëve.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave