SHBA-ja ka dërguar qindra bomba ‘bunker-buster’ në Izrael me 9 aeroplanë transportues në 24 orët e fundit, bomba këto të cilat janë të njohura që mund të hyjnë deri në 30 metra në thellësi të tokës, përcjell Gazeta Metro.
Sipas medias publike izraelite KANN, këto transportime në 24 orët e fundit shkuan në Izrael si mjet për të përgatitur SHBA-në dhe Izraelin që të godasin caqet bërthamore të Iranit në rast se dështojnë bisedimet me regjimin islamik rreth armëve bërthamore.
Nine U.S. transport planes loaded with hundreds of bunker-buster bombs landed in Israel over the past 24 hours.
The deliveries reportedly prepare Israel and the U.S. for potential strikes on Iran’s nuclear sites if talks collapse. – KANN pic.twitter.com/sgUmYyl8Tk
— Open Source Intel (@Osint613) April 18, 2025
Ditëve të fundit ka pasur edhe raportime në mediat amerikane se presidenti Trump doli kundër propozimit izraelit për një sulm parandalues ndaj Iranit, në mënyrë që t’ia shkatërrojë infrastrukturën kritike për prodhimin e armëve bërthamore.
Presidenti Trump u pyet pikërisht për këtë çështje dje gjatë kohës sa po priste në Zyrën Ovale kryeministren italiane, mirëpo ai tha se nuk e ka ndalur një sulm të tillë.
Trump on striking Iran’s nuclear facilities:
“I wouldn’t say I waved off the attack, I’m just not in a rush to do it” pic.twitter.com/SSz4WDGbwl
— Open Source Intel (@Osint613) April 18, 2025
“Nuk do të thoja që e kam ndalur sulmin, thjesht s’jam për ngut ta bëj një gjë të tillë”, u përgjigj presidenti amerikan.
Përpos bombave që çajnë bunkerët dhe mund të hyjnë deri në 30 metra në thellësi të tokës dhe deri në 6 metra beton, SHBA-ja ka dërguar në rajone dhe bombardues ‘fantazmë’ B-2, të cilët mund të shihen si kërcënim ndaj Iranit në rast se nuk pajtohet për një marrëveshje bërthamore./gazetametro.net