Grupi ‘Asnjë cent më shumë’ paralajmëron përshkallëzim të protestës
Grupi ‘Asnjë cent më shumë’ paralajmëron përshkallëzim të protestës 18.04.2025 | 15:41
Në kohën kur në Kuvendin e Kosovës të shtunën nga ora 12:00 do të mblidhen ata që u mandatuan nga qytetarët në zgjedhjet e 9 shkurtit, për të provuar konstituimin e legjislativit për herë të tretë, jashtë këtij objekti do të ketë protestë, përmes së cilës do të kundërshtohet rritja e çmimit të energjisë elektrike.
 
Madje organizatorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës, bllokim rrugësh e institucionesh nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh, duke thënë se nuk do të ndalen deri kur të ketë pezullim të këtij vendimi të ZRrE-së.
 
“Nesër në të njëjtën kohë ka qëlluar të jetë edhe seanca konstituive e cila po dështon tash e disa herë, natyrisht prej këtij sheshi do t’i bëjmë thirrje gjithë deputetëve të Republikës së Kosovës që të shtyjnë përpara këtë proces, dhe momentin e parë që konstituohet Kuvendi të thirret menjëherë në Komisionin për Energji,  ZRrE-ja për raportim, dhe sa më parë ky vendim të pezullohet. Nëse edhe pas ditës së nesërme prapë do të vazhdohet të mos ketë reflektim natyrisht se do të jemi të detyruar që protestat t’i masovizojmë dhe ky masovizim nënkupton edhe përshkallëzim. Nuk jemi të lumtur që t’i japim kësaj lloj mesazhesh as nuk jemi në frymën e asaj që përshkallëzohet situata. Por, nëse do të ketë nevojë siç kemi thënë në fillim do të bllokojmë edhe rrugët edhe institucionet në mënyrë që zëri të dëgjohet edhe më tutje”, tha në konferencën para gazetarëve Besnik Shabiu nga “Asnjë cent më shumë”.
 
Avokati, Ardian Bajraktari tha se krahas padisë kanë punuar edhe në hartimin e propozimit për masë të përkohshme, çka do të shtynte sipas tij, ekzekutimin e vendimit.
 
“Ne po presim publikimin e vendimit i cili do të duhej me ndodh, akoma nuk është bërë. Sot jam drejtuar me kërkesë zyrtare përmes email-it zyrtar ZRrE-së që ta kemi sa më parë këtë vendim në mënyrë që të njëjtin ta analizojmë dhe ta procedojmë, përkatësisht ta finalizojmë padinë. Po ashtu, vlen të theksohet se krahas padisë kemi punuar dhe po punojmë edhe në hartimin e propozimit për masë të përkohshme, si masë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, për faktin se jemi të bindur që plotësohen kriteret ligjore të përcaktuara në nenin 100 të Ligjit për Konflikt Administrativ.
 
Për faktin se një vendim i tillë paraqet dëm vështirë të riparueshëm për palët në procedurë, përkatësisht për qytetarët”, tha ai.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.