SHBA, Biden dekoron Papën me Medaljen e Lirisë
SHBA, Biden dekoron Papën me Medaljen e Lirisë 13.01.2025 | 03:31
Presidenti në dalje i SHBA ia komunikoi këtë Françeskut në një bisedë të re telefonike. Duhej të takoheshin pardje, në Vatikan, por urgjenca e zjarrit në Los Anxhelos e detyroi ta anulonte udhëtimin. Vendimi i Biden-it motivohet, ndërmjet tjerash, nga angazhimi i Papës për paqen, për fëmijët dhe për mbrojtjen e planetit. Bush ia pati dhënë medaljen Gjon Palit II, në vitin 2004
 
Presidenti në largim i SHBA-ve, Joe Biden dekoroi Papën Françesku me Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimi më i lartë civil i kombit. Këtë nderim ia komunikoi drejtpërdrejt Papës vetë lideri demokrat, përmes një telefonate dje, 11 janar. Siç dihet, Papa e Presidenti deshën të takoheshin personalisht pardje, të premten 10, në Vatikan, për një audiencë private, me rastin e udhëtimit të Bidenit në Itali, i fundmi ndërkombëtar para përfundimit të mandatit, por urgjenca e zjarrit në Los Anxhelos e detyroi Biden ta anulojë udhëtimin.
 
Biseda e re telefonike
 
Njoftimi përmes telefonatës së djeshme vjen pas asaj të 20 dhjetorit në të cilën, ndërmjet problemeve të ndryshme të trajtuara, të drejtat e njeriut ishin në qendër të shqetësimit të Papës për të dënuarit me vdekje në burgjet federale. Takimi u pasua nga vendimi i Biden për t’i ndryshuar dënimet me vdekje të 37 burrave dhe grave, në burgim të përjetshëm.
 
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden "e falenderoi Papën për angazhimin e tij të vazhdueshëm për të lehtësuar vuajtjet globale, duke përfshirë edhe punën e tij për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe lirinë fetare".
 
Të njëjtat arsye e nxitën tani liderin amerikan ta dekorojë Papën me Medaljen, që iu dorëzua rreth një javë më parë  19 personaliteteve nga bota e politikës dhe e artit, për "kontributin shembullor lidhur me sigurinë e Shteteve të Bashkuara, paqen botërore ose përpjekjet e tjera të rëndësishme shoqërore, publike e private". Disa vëzhgues vërejtën se numri i marrësve nuk ishte i zakonshëm: 20. Me sa duket, Biden po ruante vizitën e tij në Romë.
 
Motivacioni
 
Në motivimin e deklaratës së Uashingtoni, shkruhet:
 
“Si i ri, Jorge Bergoglio kërkoi karrierën në shkencë përpara se feja ta çonte në jetën me jezuitët. Për dekada u shërbeu njerëzve pa zë dhe të pambrojtur në të gjithë Argjentinën. Misioni i tij i shërbimit ndaj të varfërve nuk pushoi kurrë. Bari i dashur, u përgjigjet me gëzim pyetjeve të fëmijëve për Zotin. Mësues frymëzues, na urdhëron të luftojmë për paqen dhe të mbrojmë planetin. Udhëheqës mikpritës, u drejtohet feve të ndryshme. Papa Françesku ndryshon nga të gjithë ata, që erdhën para Tij! Mbi të gjitha, është Papa i popullit: dritë feje, shprese dhe dashurie që ndriçon gjithë botën”.
 
Pas Gjon Palit II
 
Nuk është hera e parë që një Papë nderohet nga presidenca amerikane: më 4 qershor 2004, presidenti i atëhershëm George W. Bush e dekoroi me Medaljen e Lirisë Papën Gjon Pali II, gjatë vizitës së tij në Vatikan./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.