Kard. Parolin takon nuncët apostolikë në Lindjen e Mesme. Bisedë me presidentin e ri të Libanit
Kard. Parolin takon nuncët apostolikë në Lindjen e Mesme. Bisedë me presidentin e ri të Libanit 14.01.2025 | 04:17
Një deklaratë e Selisë së Shenjtë bën të ditur se Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin, pati një takim në Aman me përfaqësuesit diplomatikë të Papës në Bahrein, Egjipt, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordani, Iran, Irak, Izrael, Kuvajt, Liban, Oman, Palestinë, Katar, Siri dhe Jemen. U shpreh urimi për armëpushim "në të gjitha frontet" dhe dëshira për paqe në Lindjen e Mesme. Në bisedën telefonike me presidentin libanez Aoun, urimet për zgjedhjen në detyrë.
 
Në Aman të Jordanisë, ku shkoi për kushtimin eKkishës së Pagëzimit të Jezusit, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, dje, më 13 janar, u takua me nuncët apostolikë, diplomatë të Vatikanit në rajonin e Lindjes së Mesme. Kështu bën të ditur në një komunikatë, Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, e cila saktëson se në takim morën pjesë përfaqësuesit diplomatikë papnorë të akredituar në Mbretërinë e Bahreinit, në Republikën Arabe të Egjiptit, në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë dhe në Republikën Islame të Iranit, në Republikën e Irakut, në Shtetin e Izraelit, në Shtetin e Kuvajtit, në Republikën e Libanit, në Sulltanatin e Omanit, në Shtetin e Palestinës, në Shtetin e Katarit, në Republikën Arabe Siriane dhe në Republikën e Jemenit.
 
Shpresa e Lindjes së Mesme, "toka e paqes"
 
Gjatë takimit, thuhet në njoftimin e Selisë së Shenjtë, "u trajtuan krizat që po ndodhin aktualisht në rajon, si edhe kushtet politike e kishtare të secilit vend, shenjat e shpresës që duken në disa vende, si edhe situatat e rënda humanitare në të cilat gjenden popullsitë më të përfshira në konflikte, iu kërkua gjithashtu solidaritet bashkësisë ndërkombëtare”. "Shpresohet - lexohet më tej në komunikatën e Selisë së Shenjtë - që zjarri në të gjitha frontet të ndalet sa më shpejt dhe Lindja e Mesme të jetë një tokë paqeje, ku të krishterët mbeten një komponent thelbësor për bashkëjetesën vëllazërore midis feve të ndryshme dhe për përparimin e vendeve të tyre".
 
Telefonatë me presidentin e sapozgjedhur libanez
 
Në të njëjtën kohë, Salla e Shtypit e Vatikanit njoftoi se Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinali Parolin, foli dje pasdite me Joseph Aoun, presidentin e ri të Libanit, zgjedhur më 9 janar. “Gjatë bisedës së përzemërt telefonike – nënvizohet në komunikatë – Shkëlqesia e tij Parolin i shprehu urimet më të mira për zgjedhjen si president i Republikës së Libanit dhe e siguroi për lutjet e tij. Gjithashtu, me kënaqësi, vuri në dukje emërimin, në kohë të shkurtër, të kryeministrit të Libanit, zotit Nawaf Selam”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.