OBSH kërkon më shumë angazhim në luftën kundër fruthit
OBSH kërkon më shumë angazhim në luftën kundër fruthit 11.04.2025 | 15:17
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për përpjekje më të mëdha në luftën kundër fruthit, i cili është përhapur në 58 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara ku kanë vdekur dy fëmijë.
 
Agjencia e Kombeve të Bashkuara, me seli në Gjenevë, theksoi se vaksina kundër fruthit është e sigurt dhe efektive.
 
“Dua t’iu rikujtoj njerëzve se fruthi është një nga viruset më ngjitëse”, tha Kate O’Brien, drejtoreshë e departamentit të vaksinave në OBSH.
 
Gjatë konferencës për media, ajo shmangu kritikat ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, dhe sekretarit amerikan të Shëndetësisë, Robert Kennedy Jr., i cili njihet si skeptik i vaksinave.
 
Kennedy është akuzuar se nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar shpërthimin vdekjeprurës të fruthit, që ka epiqendrën në Teksas, ku janë regjistruar qindra raste. Ai vetëm së voni ka pranuar efektivitetin e vaksinës kundër fruthit.
 
“SHBA-ja është duke punuar për ta vënë nën kontroll dhe për ta ndalur këtë shpërthim”, tha O’Brien.
 
Megjithatë, ajo shtoi se “për secilin shtet, për aq kohë që një shpërthim vazhdon, nuk mund të bëhet mjaftueshëm. Mund të themi se po bëhet mjaftueshëm vetëm kur shpërthimi të ketë përfunduar”, theksoi O'Brien.
 
Ajo tha se sëmundja po përhapet për shkak të rënies së nivelit të vaksinimit, kjo pjesërisht si pasojë e pengesave të shkaktuara nga shpërthimi i pandemisë COVID-19.
 
“Vaksina kundër fruthit është një vaksinë jashtëzakonisht e sigurt dhe jashtëzakonisht efektive”, tha O’Brien.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.