Ministri izraelit publikon dokumentin sekret: Irani koka e gjarprit, Hamasi ia kërkoi 500 milionë dollarë
Ministri izraelit publikon dokumentin sekret: Irani koka e gjarprit, Hamasi ia kërkoi 500 milionë dollarë 07.04.2025 | 15:53
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka publikuar sot një dokument të klasifikuar ku dëshmohet lidhja e Iranit me grupin terrorist Hamas dhe koordinimin para sulmit famëkeq të 7 tetorit 2023, shkruan Gazeta Metro.
 
Katz përmes një postimi në X njoftoi për publikimin e këtij dokumenti sekret të siguruar nga inteligjenca izraelite, ku sipas tij, dëshmohet lidhja e terroristëve të Hamas-it dhe regjimit islamik në Iran.
 
Në këtë dokumenet, thotë Katz, Hamasi kërkon plot 500 milionë dollarë mbështetje nga Irani, më saktë nga Garda Revolucionare dhe forcat e saj Quds.
 
Sipas dokumentit, më tutje Irani përmes Gardës Revolucionare, i kthen përgjigje Hamasit se, përkundër vështirësive ekonomike të Iranit, grupi terrorist do të mbështetet, meqë luftimi i Izraelit dhe SHBA-së janë prioritet i regjimit islamik në Teheran.
 
“Përfundimi është i qartë: Irani është koka e gjarprit”, shkruan Israel Katz në X.
 
“Pavarësisht mohimeve, Irani po financon dhe nxit në mënyrë aktive terrorin në të gjitha frontet – nga Gaza dhe Libani në Siri, Judea dhe Samaria(Bregu Perëndimor) dhe Houthis në Jemen – nën flamurin e shkatërrimit të Izraelit”, tha më tej ish-kryediplomati izraelit./gazetametro.net
 
During my visit today to the IDF intelligence unit, I revealed a classified document found in senior Hamas tunnels in Gaza. It proves direct ties between Iran and Hamas leaders Yahya Sinwar and Mohammed Deif — and Iran’s support for Hamas’s plan to destroy Israel and for the… pic.twitter.com/HEYCnGAZvo
— ישראל כ”ץ Israel Katz (@Israel_katz) April 6, 2025
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.