CNN: SHBA synon mbylljen e afro 30 ambasadave dhe konsullatave
CNN: SHBA synon mbylljen e afro 30 ambasadave dhe konsullatave 17.04.2025 | 03:36
Administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton plane për të mbyllur gati 30 ambasada dhe konsullata amerikane në mbarë botën, si pjesë e një përpjekjeje për të zvogëluar praninë e qeverisë federale jashtë shtetit, sipas një lajmi të publikuar nga CNN.
 
”Një dokument i brendshëm i Departamentit të Shtetit, i cili përshkruan rekomandimet e nënsekretarit të tij për menaxhimin, propozon mbylljen e 10 ambasadave dhe 17 konsullatave, shumica prej tyre në Evropë dhe Afrikë”.
 
Objektet diplomatike të përcaktuara për mbyllje përfshijnë ambasadat në Maltë, Luksemburg, Lesoto, Republikën e Kongos, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Sudanin e Jugut, si dhe konsullatat në Francë, Gjermani, Bosnjë-Hercegovinë, Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut dhe Korenë e Jugut.
 
Mbetet e paqartë nëse sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka miratuar ndryshimet e propozuara.
 
Thuhet se mbylljet do të kompensohen duke transferuar përgjegjësitë në misionet e afërta.
 
Dokumenti i brendshëm rekomandon reduktimin e pranisë diplomatike të SHBA-së në Irak dhe Somali, së bashku me “ridimensionimin” e misioneve të tjera.
 
Sugjerimet përfshijnë krijimin e “posteve të lehta të stilit FLEX” me staf dhe përgjegjësi të kufizuara dhe konsolidimin e mbështetjes konsullore në njësi të specializuara në misione më të mëdha në vende si Japonia dhe Kanadaja.
 
E pyetur për mbylljet e mundshme, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce nuk pranoi të konfirmojë vërtetësinë e dokumentit ose të japë specifika.
 
“Unë do t’ju sugjeroja që të ndiqni Shtëpinë e Bardhë dhe presidentin e SHBA-së ndërsa ata vazhdojnë të punojnë për planin e tyre buxhetor”, u tha Bruce gazetarëve gjatë një konference të përditshme për media.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.