Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, me ftesë të presidentes së vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe te varri i Rugovës.
Ai ka thënë se përkushtimi i presidentit historik, Ibrahim Rugova, ndaj rezistencës paqësore vazhdon t’i frymëzojë të gjithë.
Nëpërmjet një postimi në X, ai më tej thotë se trashëgimia e tij mbetet një testament shprese për brezat që do të vijnë.
At the invitation of @VjosaOsmaniPRKS, I had the honor of attending the commemoration of the 19th anniversary of Dr. Ibrahim Rugova’s passing.
His commitment to peaceful resistance continues to inspire us all.
His legacy remains a testament of hope for generations to come. pic.twitter.com/hXLGKey6Ql
— Aivo Orav (@AivoOrav) January 21, 2025
“Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, pata nderin të marrë pjesë në përkujtimin e 19-vjetorit të ndarjes nga jeta të dr. Ibrahim Rugovës.
Përkushtimi i tij ndaj rezistencës paqësore vazhdon të na frymëzojë të gjithëve. Trashëgimia e tij mbetet një testament shprese për brezat që do të vijnë”, ka shkruar Orav./Indeksonline/