Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social X.
Më tutje është bërë e ditur se Begaj me Kamberin kanë diskutuar për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët e Luginës.
‘’Me Shaip Kamberin, deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi, diskutuam për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët në këtë trevë’’, ka shkruar Begaj.
Me Shaip Kamberin, deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi.
Diskutuam për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët në këtë trevë.
E sigurova se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, qeveria dhe institucionet shqiptare janë në mbështetje të plotë të çështjes së…
pic.twitter.com/UoxffQBRHt
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) November 12, 2024
E sigurova se presidenti i Republikës së Shqipërisë, qeveria dhe institucionet shqiptare janë në mbështetje të plotë të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ka shtuar ndërkaq ai./Indeksonline/