Miftaraj i reagon Kurtit për Gjykatën Kushtetuese: Edhe Komisioni i Venecias po t’i rrëzon ligjet
Miftaraj i reagon Kurtit për Gjykatën Kushtetuese: Edhe Komisioni i Venecias po t’i rrëzon ligjet 13.11.2024 | 15:08
Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Albin Kurti i cili sot në mbledhjen e qeverisë ka akuzuar Kushtetuesen se mund ta bllokojë Fondin Zovran.
 
Miftaraj e ka cilësuar këtë si mashtrim që Qeveria në krye me Kurtin po i bën opinionit publik.
 
“Në mbledhje te Qeverisë Albin Kurti ka sulmon Gjykatën Kushtetuese, se po bllokon reformat pozitive e progresiste.Kurti: Urojmë që të ndërpritet ky avazi i bllokimit të reformave pozitive e progresiste siç ndodhi me Ligjin për Byronë për konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ligjin për KPK-në, Ligjin për çmimet tavan për produktet bazë ndër të tjera.”Ky është rasti tipik kur qeveria ne krye me Kryeministrin Kurti plasojnë lajme te rreme dhe mashtrojnë opinionin publik.”, ka shkruar Miftaraj.
 
Ai po ashtu ka thënë se jo vetëm Kushtetuesja por edhe Komisioni i Venecias i ka trajtuar dy herë ligjin për byronë dhe Ligjin për KPK.
 
“Është edhe Komisioni i Venecias qe i ka trajtu jo një here, jo dy here po disa here ligjet për Byronë dhe KPK. Komisioni i Venecias për dy ligjet disa here ka lëshuar opinione ligjore qe këto ligje i cenojnë parimet e drejtësisë, kufizojnë drejtat dhe liritë e njeriut.Nuk është fajtor Gjykata Kushtetuese qe kjo qeveri me qellim ose nga mosdija ekstreme nuk janë ne gjendje me hartu ligje dhe politika ne pajtim me Kushtetute.”, ka përfunduar Miftaraj.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.