Kryetari i EPP-së përkrah Abdixhikun për kryeministër: Është i vetmi lider që ka vizion dhe integritet për ta udhëhequr Kosovën
Kryetari i EPP-së përkrah Abdixhikun për kryeministër: Është i vetmi lider që ka vizion dhe integritet për ta udhëhequr Kosovën 05.02.2025 | 03:29
Kryetari i Partive Popullore Europiane (EPP), Manfred Weber, me një video mesazh ka përkrahur kandidatin për kryeministër nga LDK-ja Lumir Abdixhiku.
 
Në këtë video adresim, Weber ka thënë se këtë të diel populli i Kosovës duhet të zgjedh në mes të ngecjes në vend, apo lëvizjes përpara.
 
Prandaj, Weber thotë se është vetëm një lider që i cili ka integritet dhe vizion për ta udhëhequr Kosovën drejt një të ardhmeje më të mirë. ‘’Ai është partneri dhe miku ynë për një kohë të gjatë.
 
Lumiri nuk është një politikan, i cili flet me slogane të zbrazëta. Ai është një lider i cili e kupton peshën e përgjegjësisë, i cili e di se të udhëheqësh kërkon të punosh fort, reforma serioze dhe një përkushtim të thellë ndaj popullit.
 
Nën udhëheqjen e tij, partia anëtare e EPP-së sonë, LDK-ja, e ka ndërtuar një plan të qartë dhe ambicioz për gjeneratën e ardhme’’, ka thënë Weber.
 
Ai tutje thotë se është momenti i Kosovës ta zgjedh shpresën mbi zhgënjimin, dhe të zgjedh veprimin mbi arsyetimet. ‘’Unë qëndroj me Lumirin dhe ekipin e tij të shkëlqyeshëm në LDK, sepse Kosova e meriton një udhëheqje, e cila jep rezultat’’, ka shtuar ai.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.