Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës kanë njoftuar se këtë muaj u është kompensuar vetëm 51% e pagës.
Në një reagim publik, minatorët thonë se shpresojnë që menaxhmenti ta bëjë menjëherë ekzekutimin e plotë të pagave, teksa shtojnë që loja me bukën e tyre duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë.
“Shpresojm që menaxhmenti i ndërmarrjes shqetësimin tonë ta marr me seriozitetin më të lartë, duke bëre menjeher ekzektimin e plot të pagave.
Ashtu që loja me buken e minatorëve duhet të marr fund një herë e përgjithmonë.Ne jemi në pritje të pagave të plota sot. Menaxhmenti duhet ti kryej detyrat e tyre”, thuhet në reagimin e Sindikatës.
Minatorët e kanë konsideruar këtë veprim të menaxhmentit si ofendim ndaj tyre.
“Deri kur do të vazhdoj një ofendim i tillë ndaj minatorëve dhe cili është qëllimi i vërtet i këtyre vendimeve të kundërligjshme?! Për muaj me radhë, që nga zgjedhja e menaxhmentit të ri në ndërmarrje kemi heshtur dhe toleruar, lloj lloj vendime dhe qasje që është i kunderligjshem dhe në kundërshtim me interesat e minatorëve, me qëllimin e vetem dhënia e hapsires së mjaftueshme menaxhmentit të ri për të dëshmuar veten. Por secili duhet të kuptoj se mjaft është mjaft. Shkelja e të drejtave elementare të minatorëve sic është e drejta në pagë, përkundër se para muaj më pare Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë një shumë prej 4 milion euro për ndërmarrjen Trepca Sh.A. dhe prodhimit enorm që kemi pasur në muajin shtator, është e papranueshme, fyese dhe kundërligjore. Cili është arsyetimi logjik i menaxhmentit, që përkundër këtyre të hyrave marramendese të mosekzekutohen pagat e minatorëve? Me një qasje të till mundi dhe djersa e minatorëve është duke u nëpërkëmbur, gjë e cila nuk do të tolerohet asnjeher”, thuhet në reagimin e tyre.