Hetimet për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, FBI për Express: Pala kosovare të kontaktohet për çfarëdo informacioni
Hetimet për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, FBI për Express: Pala kosovare të kontaktohet për çfarëdo informacioni 24.12.2024 | 16:52
Byroja Federale për Hetime (FBI) është përfshirë në hetimet që po ndodhin për sulmin e 29 nëntorit në strukturën e kanalit të Ibër-Lepencit në komunën veriore të Zubin Potokut. Këtë e kanë konfirmuar të dy ambasadorët e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd, Jeff Hovenier dhe Christopher Hill, shkruan Gazeta Express.
 
Lidhur me këtë përfshirje amerikane në hetimin e këtij sulmi të ndodhur në infrastrukturën kritike të Republikës së Kosovës, Gazeta Express ka dërguar pyetje në selinë qendrore të FBI në Ëashington.
 
Në një përgjigje për Gazetën Express nga Zyra Kombëtare e Shtypit e FBI-së kanë thënë se për detaje të përfshirjes së hetimit të FBI në hetimin për sulmin në Zubin Potok, duhet kërkuar informacione tek autoritetet lokale.
 
“Faleminderit për pyetjen tuaj, megjithatë ne ju referojmë tek autoritetet lokale për çfarëdo informacioni”, kanë thënë për Gazetën Express nga FBI.
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në një intervistë të dhënë para katër ditësh, kishte konfirmuar se SHBA kishte sjellë FBI-në në Kosovë për të bashkëpunuar me organet e zbatimit të ligjit në Kosovë për të hetuar sulmin e ndodhur në Zubin Potok.
 
“Ne kemi ofruar dhe kemi sjellë mbështetjen e FBI-së këtu në Kosovë tani për të punuar drejtpërdrejt dhe me orat të plotë me organet e zbatimit të ligjit të Kosovës për të ndihmuar në identifikimin e përgjegjësve dhe për të siguruar që ky hetim të jetë i besueshëm, i plotë dhe të çojë në përfundimet e duhura”, ka thënë Hovenier më 20 dhjetor.
 
Para kësaj, Hovenier më 2 dhjetor pas një takimi që kishte pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se është shumë herët të përcaktohet se kush është përgjegjës për sulmin në Zubin Potok.
 
Ndryshe nga Hovenier që s’ka folur në detaje për hetimin, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se SHBA s’sheh asnjë provë që do të çonin në Beograd sa i përket përgjegjësisë për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
 
“Ne sigurisht nuk shohim asnjë provë e cila do të çonte në Beograd, por dikush e bëri atë dhe duhet të kryhet një hetim i plotë.” Ka deklaruar Christopher Hill, në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, RTS.
 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, menjëherë pas sulmit kishte bërë përgjegjës Beogradin zyrtar, duke e quajtur sulmin edhe si luftë kinetike dhe duke e krahasuar me metodat që Rusia po përdor në luftën kundër Ukrainës./GazetaExpress/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.