Nga Gjon Keka
Në një grazhd në Betlehem gjatë mbretërimit të perandorit romak Augustit lindi Jezu Krishti, pra hyrja e Zotit në Historinë e Njerëzimit si shpëtimtar,si udha ,e vërteta dhe jeta. Reth historisë së lindjes është e rëndësishme leximi nga Ungjilli tek Luka 2:1-21, për ta kuptuar më mirë domethënien e Krishtlindjes.
Prandaj edhe sot kujtimi i kësaj ngjarjeje të hirshme sillet në mendje nëpërmjet festës së Krishtlindjes.Kjo festë e madhe hyjnore dhe e gëzimit të njeriut është një pasqyrim i Hyjnisë i cili e la vullnetarisht lavdinë e tij dhe se ai si i Përjetshëm ka hyrë në kohë; dhe se ky hirë i madh i Perëndisë u është bërë i njohur të gjithë njerëzve,lexo te Filip. 2:6-8.
Në trojet tona kjo festë e madhe gëzimi është festuar në mënyrë tradicionale që nga fillimi i ardhjes së Lajmit të Mirë(Ungjillit) nëpërmjet vetë Apostujve dhe më pas e deri në ditët tona. Ka poashtu edhe tradita tjera pagane që dëshmohet se festa e Kërshëndellave(Buzmit) është festuar që nga lashtësia ,por që rëndësi të madhe ka fituar pas hyrjes së Zotit në historinë e njerëzimit dhe ardhjes së Lajmit të Mirë edhe në trojet Iliro-Dardane ,pra tek ne.
Në kohën apo epokën e lavdishme të kryezotit të Arbërisë Gjergj Kastriotit Festa e Krishtlindjes kishte një rëndësi tepër të madhe, ai sikur shkruajnë bashkëkohësit dhe kronistët e ndryshëm europian e festonte atë më shumë gëzim dhe më dhurata dhe tryezën plotë me të gjithë dardano-Arbëorët e tij besnik.Poashtu thuhet se në këtë kohë ai bënte armpushim dhe donte ta nderonte sipas traditës dhe me zemër këtë festë të madhe gëzimi hyjnor që hyri edhe në zemrën e njeiut.
Pas një kohe errësire e robërie nën pushtimin otoman, ku festat e Krishtere ishin të ndaluara, Kishtlindjen e parë në Shtetin e tij të lirë dhe të pavarur arbëror e organizojë Gjergj Kastrioti menjëherë pasi kishte marrë në nëntor Krujën dhe kishte çliruar poathuajse gjithë trojet Dardano-Arbërore.
Kësaj radhe i gjithë populli i festoi Krishtlindjet me gëzim të madh, i pashqetësuar nga ushtarët e pushhtuesit otoman(turq). Dhe këtë gëzim e shtoi pagëzimi solemn me të cilin Hamza dhe shumë shokë të tjerë të Gjergj Kastriotit, të cilët ishin detyruar nga turqit të pranonin Islamin, u mirëpritën përsëri në gjirin e Kishës së krishterë dardano-arbërore të asaj kohe. Sipas zakonit të vjetër, krerët e fiseve i dhuruan mbretit të tyre të ri dhurata të ndryshme për Krishtlindje. Ai vetë e shfrytëzoi kohën që i la pas festa për të ngritur pushtetin shtetëror dhe në këtë u tregua po aq i madh dhe inteligjent sa në fushën e betejës. Besimi u ngrit në të gjithë vendin dhe të gjithë e shikonin mbretin apo udhëheqësin e tyre me dashuri dhe entuziazëm.
Kjo festë e madhe gëzimi vazhdojë pastaj me u festu në vazhdimësi dhe më shumë madhështi e gëzim dhe në një linjë me traditën e shumë popujve të Europës së asaj kohe.
Prandaj mund të thuhet se ishte Gjergj Kastrioti pas rikthimit të tij në Arbëri që ia rikthejë trojeve dardano-arbërore fytyrën apo imazhin e traditave dhe festave të përbashkëta të krishterë europiane të asaj kohe edhe në trojet e tij edhe në shtetin e tij. Ai e rilidhi Arbërinë me shpirtin e traditës europiane dhe nuk donte ta ndante vendin nga festat e gëzimit të përbashkët të civilizimit europian.Në fakt donte që edhe Arbëria e tij ta përjetonte gëzimin e Lajmit të Mirë të lindjes së Krishtit Zot ashtu që edhe vendi i tij të ishte pjesë e gëzimit dhe dritës së përbashkët.
Gjatë kohës sa ai mbretëroi Arbëria e tij ishte e lidhur ngushtë me familjen europiane,festat dhe traditat e kësaj familje dhe civilizimi të përbashkët.
Kështu u kremtua festa e Krishtlindjes me gëzim dhe krerët dardano-arbërorë të asaj kohe i sollën dhurata atij dhe fetuan të bashkuar si vëllezër të nji besimi ,të një gjaku dhe të një atdheu.
Me këtë shkrim të shkurtër i urojë Krishtlindjen nga zemra të gjithë dardano-arbërorëve të mi, dhe miqëve europiane e amerikan,si dhe atyre që janë rikthy sëfundi në rrënjët e veta respektivisht në udhën e Gjergj Kastriotit./Gazeta Sot