Takohen Biden dhe Trump, premtojnë tranzicion të rregullt të pushtetit
Takohen Biden dhe Trump, premtojnë tranzicion të rregullt të pushtetit 14.11.2024 | 15:56
Trump dhe Biden u takuan në Shtëpinë e Bardhë, ku premtuan një transferim të butë të pushtetit, ndërkohë që qeverisja e ardhshme republikane ka vazhduar të marrë formë me emërimet e reja.
 
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump dhe Presidenti Joe Biden, rivalë politikë prej kohësh, u takuan të mërkurën për herë të parë që kur Trump fitoi përsëri Shtëpinë e Bardhë dhe të dy premtuan një transferim të butë të pushtetit në janar.
 
Dy liderët amerikanë u ulën krah për krah përpara një zjarri të ndezur në Zyrën Ovale, një skenë kjo paqësore që përgënjeshtroi tensionet mes tyre.
 
"Ne mezi presim të kemi, siç thamë, një tranzicion të butë, të bëjmë gjithçka që mundemi për t'u siguruar që të akomodoheni, me ato që ju nevojiten," ka thënë Biden, duke i uruar mirëseardhje Trumpit.
 
“Politika është e vështirë, dhe ka shumë raste që bota  nuk është aq bukur, por sot është një botë e bukur, dhe unë e vlerësoj shumë një tranzicion kaq të butë, aq i qetë sa mund të bëhet, dhe e vlerësoj shumë këtë, Joe”, ka thënë Trump, i cili merr detyrën më 20 janar.
 
Takimi përfundoi pas rreth dy orësh, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.
 
Demokrati Biden, mundi Trumpin në zgjedhjet e 2020, por u largua nga gara e 2024 në korrik pas një debati katastrofik me republikanin Trump.
 
Ndërkohë në Kapitol, republikanët e Senatit kanë zgjedhur John Thune si udhëheqësin e tyre të ri të shumicës, për të zëvendësuar senatorin në pension Mitch McConnell.
 
Sa i përket emërimeve në kabinet e Trumpit, emrat e fundit janë Miliarderi Elon Musk dhe republikani Vivek Ramaswamy për të udhëhequr së bashku një "Departament të ri të Efikasitetit të Qeverisë".
 
Ndërsa sekretar i mbrojtjës u zgjodh Pete Hegseth, autori i një emisioni në televizionin Fox News, një veteran ushtrie. Me zgjedhjen e djeshme të John Ratcliffe si kreun e CIA-s, presidenca e dytë e Trumpit ka marrë tashmë formë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.