GLPS: ​Rreth tre mijë raste të dhunës në familje për një vit
GLPS: ​Rreth tre mijë raste të dhunës në familje për një vit 14.11.2024 | 16:04
Rreth tre mijë raste të dhunës në familje janë raportuar nga korriku i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti. Prej tyre, 79 për qind e viktimave janë gra thuhet në raportin "Trajnimi institucional i rasteve të dhunës në familje: Korrik 2023 – Qershor 2024” nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
 
Renata Bajrami nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike theksoi se gjatë kësaj periudhe, Prokurori i Shtetit ka ngritur 2 mijë 635 aktakuza për veprat e dhunës në familje. Po ashtu, Bajrami tha se nga gjykatat vendore nevojiten 262 ditë që të zgjidhen lëndët e pranuara.
 
"Gjatë periudhës korrik 2023 dhe qershor 2024 janë raportuar 2 mijë 856 raste të dhunës në familje. Nga 2 mijë 856 raste të dhunës të raportuar 79 për qind e viktimave janë gra. Reflektohet dominanca e sistemit patriarkal në shoqërinë kosovare", ka deklaruar ajo.
 
Udhëheqësi i Ekipit për të Drejtat Themelore dhe Sundimin e Ligjit nga Zyra e BE-së në Kosovë, Nicola Scaramuzzo, tha se rastet e dhunës në familje janë çështje urgjente e te drejtave të njeriut në Kosovë. Sipas tij, për të pasur implementim të këtij raporti dhe trajtimin e rasteve, duhet të ketë bashkëpunim Policia e Kosovës, Gjykatat e Prokuroritë.
 
“Kjo përfshinë ligjet në Gjykatën Komunale si dhe parandalimi dhuna ndaj grave. Implementimi i legjislacionit është edhe implementimi i ligjit.
 
Përderisa prokuroria ka ngritur një numër të madh, gjykata ka një shkallë më të ulët prej 74 përqindje kjo normë është masë e proporcioneve të rasteve. 71 për qind të viktimave nuk kanë përfaqësim ligjor dhe kjo tregon nevojën për qasjen në drejtësi. Matjet janë bërë njëjtë në të gjitha qytetet, në Mitrovicën Veriore, Pejë Prishtinë.  Kjo përbënë një shkelje sepse ka mirëbesim mes vete, të dhënat për statusin e viktimave në 70 për qind të rasteve mungon”, ka theksuar ai.
 
Sipas tij, për të siguruar implementim të plotë të legjislacionit për të mbrojtur viktimën është krijuar data baza për të lehtësuar rastet në koordinimin me policinë, prokurorinë dhe gjykatën.
 
Ndërkaq, gjyqtari në Gjykatën e Apelit, Dardan Kodolli, tha se rastet e dhunës në familje po trajtohen me prioritet.
 
"Vitet e fundit, sidomos në vitin 2023 e 2024 Kosova ka bërë një progres të dukshëm në luftimin e dhunës në familje duke e miratuar edhe ligjin i cili është në fuqi dhe duke miratuar edhe strategji dhe protokolle se si t’i qasemi kësaj çështje. Risia kryesore është ligji për mbrojtje nga dhuna në familje i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2023. Deri para hyrjes në fuqi të këtij ligji koncepti i dhunës ka qenë mjaftë ngushtë me partneret intim”, ka thënë ndër të tjera Kadolli
 
Prokurorja e Prokurorisë Themelore, Vjosa Bytyqi ka potencuar se rastet e dhunës trajtohen me prioritet për shkak të ndjeshmërisë dhe se ndikohen drejtpërdrejtë në marrëdhëniet familjare.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.