Abdixhiku homazhe te varri i Rugovës: Ishte shqiptari më i madh
Abdixhiku homazhe te varri i Rugovës: Ishte shqiptari më i madh 21.01.2025 | 16:16
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me anëtarë të kësaj partie ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 19 vjetorin e vdekjes së sij.
 
Abdixhiku e vlerësoi Rugovën si shqiptarin më të madh të të gjitha kohërave.
 
"Ibrahim Rugova është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, ai priu me dinjitet, arriti të krijojë shtetin e Kosovës dhe një ëndërr pas të cilës rreshtohemi të gjithë sot pa asnjë dallim”, tha Abdixhiku.
 
Ai tha se Rugova me urtësi, kokëfortësi, me mburrje e priu popullin e Kosovës në periudhën më të vështirë të tij.
 
“Ai krijoi aleanca ndërkombëtare dhe arriti që çështjen e popullit të Kosovës ta bëjë çështje ndërkombëtare drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.
 
Në këtë 19 vjetor kujtojmë se si ky rrugëtim, për një Kosovë të pavarur, sovrane, e anëtarësuar në NATO, BE dhe miqësi të përhershme me SHBA është domosdoshmëri e kohës dhe e popullit të Kosovës”, shtoi kreu i LDK-së.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.