AGK-ja dënon mungesën e transparencës nga ZRRE-ja
AGK-ja dënon mungesën e transparencës nga ZRRE-ja 07.04.2025 | 15:49
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mirëpritur organizimin dhe reagimin e gazetarëve të mediave të Kosovës për të kërkuar transparencë nga Zyra e Rregullatorit për Energji.
 
Javën e kaluar, ZRRE-ja kishte ftuar vetëm gazetarët në një “takim konsultues”, pa praninë e kamerave dhe të mediave, për të diskutuar rreth rritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike.
 
“ Sot, gazetarët kanë refuzuar të marrin pjesë në takim pa praninë e kamerave. AGK-ja e përshëndet këtë veprim të gazetarëve, i cili përveçse shpreh solidaritet, mbi të gjitha kërkon transparencë dhe llogaridhënie nga një institucion publik. AGK-ja e fton ZRRE-në që të sigurojë publikimin dhe hapjen e të gjitha diskutimeve që çojnë në marrjen e një vendimi përfundimtar, në mënyrë që qytetarët të informohen në mënyrë të plotë për një vendim kaq të rëndësishëm për interesin publik”, thuhet në komunikatën e AGK-së.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.