Sekretari Amerikan i Shteit, Marco Rubio, ka biseduar me homologun e tij egjiptian Badr Abdelatty të cilit i ka bërë të qartë qëndrimin e administratës Trump sa i përket krizës në Lindjen e Mesme, transmeton Gazeta Metro.
Pritjet nga SHBA për Egjiptin janë që të bashkëpunojë siç kanë bërë deri tani me arritjen e armëpushimit në këmbim të pengjeve të zëna rob nga terroristët islamistë Hamas.
Komunikata e DASH thekson se Sekretari Rubio po ashtu ka “përforcuar rëndësinë e kërkimit të mbajtjes përgjegjës Hamas. Sekretari ka përforcuar rëndësinë edhe të planifikimit pas konfliktit për t’u siguruar që Hamas kurrë më s’do të qeverisë në Gaza dhe të kërcënojë Izraelin”.
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA’së të enjten ka zhvilluar një bisedë me homologun e tij izraelit, Israel Katz, ku siç njoftoi e ka siguruar atë për “lidhjen e pathyeshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit” duke e përsëritur dhe theksuar se nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, do të mbështesin sigurinë e Izraelite 100 p╒r qind.
I held an introductory call today with Israeli Minister of Defense Israel Katz to reaffirm the unbreakable bond between the United States and Israel. I emphasized that, under President Trump’s leadership, the United States supports Israel’s security 100%. https://t.co/UBeYDGkEIg
— Secretary of Defense Pete Hegseth (@SecDef) January 29, 2025
Adminstrata e re Trump synon marrëveshje diplomatike në Lindjen e Mesme por e ka theksuar, sikur administrata e kaluar amerikane – se nga çdo skenar post-luftës janë të përjashtuar terroristët islamistë Hamas.
Tashmë raportohet se zgjidhja do të koordinohet me shtetet partnere në rajon si Arabia Saudite, ku Rripi i Gazës do të qeverisej nga Autoriteti Palestinez me mbikqyrje të shteteve të Ligës Arabe.
Arabia Saudite që ishte afër normalizmit me Izraelin – para se shteti sponsor i terrorizmit botëror Irani të nxiste vasalët e vet në rajon të sulmonin- do të përfundonte këtë proces duke iu bashkuar marrëveshjes diplomatike të njohur si Akordi i Abrahamit./gazetametro.net