Papa, vocrrakëve të sëmurë të Polonisë: lutuni për fëmijët që nuk mund të mjekohen
Papa, vocrrakëve të sëmurë të Polonisë: lutuni për fëmijët që nuk mund të mjekohen 10.01.2025 | 03:35
Françesku priti në audiencë mysafirët e vegjël të Klinikës së Onkologjisë dhe Hematologjisë Pediatrike në Wroclaw: "Më ndihmoni t'i shërbej Kishës, duke ofruar vuajtjet tuaja për qëllimet e Papës". Papa kërkoi gjithashtu lutje për fëmijët e sëmurë dhe të plagosur, të cilët ndodhen në vende ku nuk ka ilaçe apo spitale: “T’i kujtojmë ata, të jemi pranë tyre!”
 
I quajti "shenja shprese" Papa Françesku fëmijët mysafirë të Klinikës së Onkologjisë Pediatrike të Wroclaw-it të Polonisë, të cilët i priti në audiencë sot paradite, 10 janar, në Pallatin Apostolik në Vatikan, me rastin e shtegtimit të tyre në Romë për Jubileun. Shoqëroheshin nga konsulli i nderit i Luksemburgut në Poloni, drejtoresha e klinikës, mjekë, infermierë, një prift dhe të gjithë prindërit, “shtegtarë të shpresës, së bashku me fëmijët e tyre”- siç i quajti Papa që, në fjalën e tij, kërkoi nga fëmijët të luten për bashkëmoshatarët në rrethana lufte, të sëmurë apo të plagosur, pa mundësi kurimi, me mungesë ilaçesh, mjekësh, spitalesh.
 
"Jini guximtarë!"
 
Jam i lumtur - tha në vijim Papa - që të vegjlit arritën të vinin në Romë për Vitin Jubilar, “vit, në të cilin Zoti dëshiron të na japë hire të veçanta”: Faleminderit që erdhët, jeni të guximshëm! E kështu jeni dëshmitarë të shpresës për ne të rriturit e edhe për bashkëmoshatarët tuaj.
 
Në ju është i pranishëm Jezusi
 
“Ndërsa po vija për t'ju takuar, ndjeva gëzim në zemrën time, sepse ne kemi mundësinë t'i japim shpresë e dashuri njëri-tjetrit” - shtoi Françesku - “Jam i sigurt se në ju është i pranishëm Jezusi … e ku është Ai, është edhe shpresa, që nuk zhgënjen!”.
 
Jezusi i mori mbi vete vuajtjet tona, nga dashuria, e kështu edhe ne, nëpërmjet dashurisë së tij, mund të bashkohemi me të kur vuajmë.
 
Miqtë
 
Kjo është “një provë miqësie”- vijoi Papa Françesku - “kur je vërtet mik, gëzimi i tjetrit është edhe gëzimi im - e dhimbja e tjetrit, edhe dhimbja ime”. Me Jezusin, atëhere, të sëmurët e vegjël mund të ndajnë gëzimet e hidhërimet. Por ka edhe një provë tjetër të miqësisë së Jezusit me fëmijët:  është "dashuria dhe prania e vazhdueshme e prindërve tuaj", si dhe "buzëqeshja e mirë dhe e butë e mjekëve, infermierëve, fizioterapistëve" që kujdesen për ju dhe punojnë për të përmirësuar shëndetin tuaj, në mënyrë që ëndrrat dhe shpresat e tuaja të mos humbasin kot.
 
Edhe unë ju thërras miq: ju jeni miq! E unë do të dëshiroja t'ju kërkoja të më ndihmoni t'i shërbej Kishës. Po si? Duke ofruar, ndonjëherë, lutjet tuaja dhe vuajtjet tuaja për qëllimet e Papës. E unë ju falënderoj për këtë!
 
Të lutemi për fëmijët e sëmurë
 
Në përfundim të këtij takimi prekës, Papa u kërkoi të ftuarve të klinikës së Wroclaw-it “të luten për të e për ata fëmijë - fatkeqësisht të shumtë - të cilët nuk kanë mundësi të mjekohen: janë të sëmurë, ose të plagosur e nuk kanë ilaçe, nuk kanë spital, nuk kanë mjekë apo infermierë. Të kujtohemi për ta, të jemi pranë tyre!”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.