Françesku: në këto kohë lufte, nevojitet një dëshmi e përbashkët për pajtimin
Françesku: në këto kohë lufte, nevojitet një dëshmi e përbashkët për pajtimin 03.02.2025 | 03:15
Papa pret në audiencë shtegtarë nga Suedia, Norvegjia, Danimarka, Finlanda dhe Islanda dhe i nxit ata që, pasi të kthehen në vendet e tyre, "të bashkëpunojnë me vëllezërit e tjerë të krishterë", të kultivojnë dialogun ndërfetar, "të jenë fenerë të mikpritjes dhe të solidaritetit vëllazëror” për migrantët dhe të dëshmojnë Lajmin e Mirë të Ungjillit, veçanërisht për më të vetmuarit. Më të rinjve, u kujton kanonizimin e Carlo Acutis, më 27 prill.
 
“Përvoja e ecjes së bashku si vëllezër e motra në Krishtin” i përforcoftë zemrat “në fe, shpresë dhe dashuri”, “tre elemente themelore të jetës së krishterë”: me këtë urim, Papa Françesku iu drejtua sot (3 shkurt) shtegtarëve të Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës, Finlandës dhe Islandës, ardhur në Romë të organizuar nga Konferenca e Ipeshkvnore e Vendeve Nordike. Gjatë audiencës në Vatikan, Ati i Shenjtë i nxiti të impenjohen konkretisht për kombet e tyre, pasi shtegtimi nuk përfundon "kur kthehen në shtëpi", por e bën dishepullin e Krishtit të gjejë një objektiv të ri në detyrën e tij të ungjillëzimit.
 
“Në këtë drejtim, dëshiroj t’i inkurajoj bashkësitë tuaja të gjalla katolike të bashkëpunojnë me vëllezërit e tjerë të krishterë, sepse në këto kohë të vështira, të karakterizuara nga lufta në Evropë dhe në botë, familja jonë njerëzore ka shumë nevojë për një dëshmi të përbashkët të atij pajtimi, shërimi dhe paqeje, që mund të vijë vetëm nga Zoti”.
 
Kultivoni dialogun ndërfetar dhe jini fener mikpritjeje
 
Papa inkurajoi që, në "kontekste të ndryshme shumëkulturore", "të dialogohet dhe të punohet gjithmonë" me "anëtarët e feve të tjera" dhe me emigrantët e shumtë, duke kujtuar se gjatë vizitës së tij në Suedi, në vitin 2016, vuri re se ata ishin integruar mjaft mirë. Shumë amerikano-latinë nga Brazili, Uruguai, Kili, Argjentina, "të cilët ikin nga diktaturat", nënvizoi Françesku, janë shpërngulur në Vendet Nordike. Që këtej, ftesa që besimtarët të vazhdojnë “të jenë fener i mikpritjes dhe i solidaritetit vëllazëror”. Në këtë drejtim duhet të shkojë edhe përvoja e tyre e shtegtimit në Romë, frytet e së cilës duhet të shihen në impenjimin e shtegtarëve kur kthehen në shtëpi.
 
“Nuk ka ‘vepër’ më të madhe se sa t'u transmetosh të tjerëve mesazhin shëlbues të Ungjillit dhe ne jemi të thirrur ta bëjmë këtë veçanërisht për të mënjanuarit. Të mendojmë, për shembull, për të vetmuarit e të izoluarit - shumë njerëz janë të izoluar… të vetmuar - në zemër të periferive të bashkësive tuaja dhe në territoret më të largëta. Kjo detyrë i besohet secilit prej jush, pavarësisht nga mosha, gjendja e jetës apo aftësia. Edhe ata mes jush, që janë të moshuar, të sëmurë ose, në një farë mënyre, në vështirësi, kanë thirrjen fisnike për të dëshmuar dashurinë e mëshirshme e të dhembshur të Atit”.
 
A është e mundur sot që të rinjtë të ndjekin Krishtin?
 
Papa nuk harroi të përmendë se ne Vendet Nordike shihen qartë shenja shprese - temë e Jubileut 2025. Kisha Katolike është e vogël në numër, por rritet vazhdimisht, duke marrë jetë nga farat e fesë, mbjellë e vaditur nga brezat e mëparshëm. Së fundi, një mendim për shtegtarët më të rinj. “Kisha ka nevojë për entuziazmin, intuitën, fenë tuaj”, iu drejtua Françesku, duke kujtuar figurën e Carlo Acutis, i cili do të shpallet shenjt më 27 prill.
 
“Ky shenjtor i ri i kohëve tona dhe për kohët tona ju tregon juve dhe të gjithëve sa e mundur është në botën e sotme që të rinjtë të ndjekin Jezu Krishtin, të shkëmbejnë mësimet e tij me të tjerët dhe kështu, të gjejnë plotësinë e jetës në gëzim, liri dhe shenjtëri”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.