Zjarret masive në Kaliforni, 12 mijë ndërtesa të shkatërruara
Zjarret masive në Kaliforni, 12 mijë ndërtesa të shkatërruara 15.01.2025 | 16:15
Më shumë se 12 mijë ndërtesa janë shkatërruar si pasojë e zjarreve që kanë nisur javën e kaluar në Los Angeles. Numri i të vdekurve është 24, teksa mijëra të tjerë janë detyruar të zhvendosen. Ndërsa të paktën 23 persona rezultojnë të zhdukur deri tani.
 
Zjarret filluan më 7 janar, të nxitura nga erërat e forta dhe mungesa e gjatë e shiut duke krijuar probleme të mëdha për forcat zjarrfikësve të dislokuar në disa zona të qytetit.
 
Zjarrfikësit e Kalifornisë raportuan se zjarret kanë përfshirë rreth 163 kilometra katrorë hapësirë, raportojnë mediat ndërkombëtare.
 
Sipas këtyre medieve, hetuesit janë ende duke u përpjekur për të përcaktuar se çfarë i shkaktoi zjarret. Ato mund të jenë më të kushtueshmet e kombit amerikan.
 
Agjencitë qeveritare nuk kanë dhënë ende vlerësime paraprake të dëmit, por “Accu Weather”, një kompani që ofron të dhëna për motin dhe ndikimin e tij, e ka vlerësuar dëmin dhe humbjet ekonomike nga 250 deri në 275 miliardë dollarë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.