Zelenskyy ka folur në një intervistë ndërkombëtare ku ka diskutuar situatën në Krime dhe mundësinë e kthimit të saj sërish në duart ukrainase, transmeton Gazeta Metro.
Volodymyr Zelenskyy ka thënë se Ukraina nuk mund të humbas dhjetëra mijëra ushtarë për ta rikthyer Krimenë e aneksuar nga Rusia por sipas tij, ajo mund të rikthehet në mënyrë diplomatike.
Në një intervistë për Fox News Tv channel, presidenti ukrainas tha se Ukraina “nuk mund ta njoh ligjërisht asnjë pjesë ukrainase të okupuar si ruse”.
Kur u pyet se a është i gatshëm të heqë dorë nga Krime për hatër të paqës dhe përfundimit të luftës, Zelenskyy tha “Unë tashmë kam thënë se jam i gatshëm ta rikthej Krimenë në mënyrë diplomatike. Ne nuk mund të sakrifikojmë dhjetëra mijëra ushtarë për rikthimin e saj. Ne mendojmë se Krimea mund të kthehet diplomatikisht”./gazetametro.net