Fethullah Gulen, kleriku musliman me rezidencë në SHBA i cili ishte figurë kyçe për ngritjen e Erdogan në pushtet por më pas u akuzua për organizimin e puçit në Turqi në vitin 2016, ka vdekur në SHBA në moshën 83 vjeçare, transmeton Gazeta Metro.
Disa burime si uebfaqja Herkul e lidhur me Gulen, qeveria turke, CNN i versionit turk si dhe Fondacioni për Dialog dhe Komunikim kanë konfirmuar se Gulen ka vdekur një ditë më parë.
Uebfaqja Herkul ka shkruar në rrjetin social X se “Mësuesi jonë ndërroi jetë në 20 tetor, 2024, ora 21:20, në spitalin ku ishte duke u trajtuar tashmë një kohë” ku shtuan se mjekët do të japin deklaratë orët në vazhdim për të, raporton Radio Free Europe.
Ata nuk specifikuan se për çka trajtohej Gulen.
Ai ka jetuar në ekzil në SHBA që nga viti 1999 dhe iu hoq nënshtetësia turke në vitin 2017./gazetametro.net