Hapet panairi bujqësor dhe energjisë së ripërtëritshme
Hapet panairi bujqësor dhe energjisë së ripërtëritshme 21.10.2024 | 15:03
Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me GIZ-in dhe Ministrinë e Bujqësisë, kanë hapur Panairin Bujqësor dhe të Energjisë së Ripërtërishme, “AgriReneë 2024″.
 
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në hapje të panairit ka thënë se në dy vitet e fundit kanë instaluar 4 276.4 KW me panele foto-voltaike për 951 fermerë.
 
“Gjatë gjithë mandatit tim si ministër, kemi dhënë prioritet investimeve përmes projekteve të granteve, duke integruar energjinë e ripërtërishme si një kriter të detyrueshëm në secilën masë”, ka theksuar ai.
 
Sipas tij, projekti i cili po lansohet në bashkëpunim me Qeverinë gjermane dhe GIZ, kap vlerën prej 20.2 milionë euro. Peci ka thënë se me këtë projekt synohet fuqizimi i sektorit të agro-turizmit dhe eko-turizmit, duke sjellë përfitime të mëdha për fermerët, sipërmarrësit dhe komunitetet rurale.
 
“Me këtë projekt synohet fuqizimi i sektorit të agro-turizmit dhe ekoturizmit, duke sjellë përfitime të mëdha për fermerët, sipërmarrësit dhe komunitetet rurale. Përparësi e këtij projekti është promovimi i ushqimeve bio me vlera të larta ushqyese, të cilat janë një element kryesor në agro-turizëm. Në botën e sotme, ku ushqimet industriale dhe të shpejta dominojnë tregun, agro-turizmi ofron një alternativë të shëndetshme dhe të qëndrueshme, duke sjellë përpara produktet tona bio, të cilat jo vetëm që janë të freskëta dhe të shëndetshme, por edhe promovojnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes konsumatorit dhe prodhuesit”, ka thënë ai.
 
Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se panairi ka bashkuar fushat e bujqësisë dhe energjisë së ripërtërishme, dy sektorë që sipas tij, janë jetik për ekonominë e Kosovës, por gjithashtu përbëjnë shtyllat kryesore për të ardhmen e qëndrueshme.
 
“Potenciali i bujqësisë për t’u zhvilluar më tej dhe për të kontribuar më shumë në BPV është ende i madh, veçanërisht nëse integrohen teknologji të reja. Energjia e ripërtërishme në Kosovë po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme si një alternativë ndaj burimeve tradicionale si qymyri, me fokus në energjinë diellore, të erës dhe bioenergjinë Energjia e ripërtërishme nuk është më vetëm një burim plotësues; ajo po bëhet e rëndësishme për zhvillimin tonë ekonomik dhe për qëndrueshmërinë mjedisore”, ka thënë ai.
 
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, John Rohde, ka thënë se qëllimi kryesor i Gjermanisë është që të mbështesin zhvillimin e qëndrueshme të Kosovës dhe anëtarësimit saj në BE.
 
 “Qëllimi kryesor i bashkëpunimit zhvillimor është që të mbështesin zhvillimin e qëndrueshme të Kosovës dhe anëtarësimit në BE. Dy qeveritë tona kanë fokusuar bashkëpunimin në tri fusha, e para është zhvillimi i qëndrueshme ekonomik, e dyta është klima dhe energjia dhe e treta është procesi i reformës administrative”, ka thënë ambasadori gjerman.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.