Në fund të audiencës së përgjithshme, Françesku bëri përsëri thirrje për t'u lutur për paqe, duke renditur të gjitha territoret e rrënuara nga konfliktet dhe nga dhuna.
Në fund të audiencës së sotme të përgjithshme, Papa Françesku kërkoi përsëri lutje për paqe, duke renditur të gjitha territoret e rrënuara nga konfliktet dhe nga dhuna: Ukrainën, Lindjen e Mesme, Mianmarin, Kiwunë e Veriut. E duke ndjekur lajmet e fundit të luftës, përfshirë sulmet e djeshme të përgjakshme në Rripin e Gazës, shprehu dhimbjen për vdekjen e të miturve dhe familjeve të tëra:
Lufta vijon. Askush nuk fiton, të gjithë humbasin" – theksoi me pikëllim.
Thirrja - e përsëritur - e shqetësuar e Papës për paqe buron nga lajmet e fundit të luftës.
“Dje pashë si u vranë 150 njerëz të pafajshëm. Çfarë lidhje kanë fëmijët me mitralozat dhe familjet me luftën? Ata janë viktimat e para”- përsëriti Papa Françesku në audiencën e përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit, sot audienca e fundme e tetorit.
Kështu, pas përshëndetjeve drejtuar shtegtarëve të pranishëm, Papa përsëriti thirrjen për paqe në Izrael, Palestinë, Liban, Ukrainë dhe Mianmar. Më pas, jashtë tekstit zyrtar, i ftoi të gjithë ata, që po e ndiqnin:
“Të lutemi për paqen, lufta egërsohet. Të mendojmë për vendet që vuajnë kaq shumë: Ukrainën e martirizuar, Palestinën, Izraelin, Mianmarin, Kiwunë e Veriut dhe shumë vende të tjera”.
Të lutemi për paqen, paqja është dhuratë e Shpirtit Shenjt e edhe gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë disfatë! Në luftë askush nuk fiton, të gjithë humbasin. Dje pashë si u vranë me mitraloz 150 njerëz të pafajshëm:
Po çfarë lidhjeje kanë fëmijët dhe familjet me luftën? Janë viktimat e para. Të lutemi për paqe./Radio Vatikani