Papa: në Siri, një çast delikat i historisë, uroj zgjidhje politike
Papa: në Siri, një çast delikat i historisë, uroj zgjidhje politike 11.12.2024 | 04:01
Thirrja e Françeskut në përfundim të audiencës së përgjithshme për vendin e Lindjes së Mesme i cili, pas rënies së Asadit, po formon një qeveri tranzicioni: "Uroj stabilitet dhe unitet", pohon Papa, e lutet që "njerëzit të mund të jetojnë me paqe e siguri në tokën e tyre dhe fetë e ndryshme të mund të ecin së bashku miqësisht, me respekt të anasjelltë". Kujton, më pas Ukrainën, Tokën Shenjte e Mianmarin e uron “të kthehet paqja, sepse lufta është gjithnjë humbje, kurrë fitore!
 
Stabilitet, unitet, paqe, siguri, miqësi, respekt ndërmjet feve të ndryshme! Këto janë dhuratat që Papa dëshiron për Sirinë, tokë gjithmonë "e dashur", që po jeton një "çast delikat në historinë e saj" pas rënies së regjimit të Bashar al Asadit në duart e rebelëve të Hayat Tahrir al Sham, të cilët tani po formojnë një qeveri kalimtare.
 
Stabilitet dhe unitet
 
Papa, në fund të audiencës së përgjithshme sot, 11 dhjetor, në Sallën Pali VI, kujton se po i ndjek këto ngjarje në vendin ku dje Muhamed al Bashir u emërua zyrtarisht kryeministër i qeverisë tranzitore të Sirisë. Në detyrë deri më 1 mars, emërimi i tij u njoftua të hënën si rezultat i një marrëveshjeje ndërmjet forcave që përmbysën regjimin e Asadit. Bashir u takua me anëtarë të ish-qeverisë.
 
Françesku, si mbarë bota, shpreson se uron që të vazhdojë rruga e "stabilitetit" dhe  "e unitetit", pa dhunë dhe thyerje të mëtejshme si ato që kanë pllakosur këtë vend për më shumë se një dekadë.
 
Uroj të arrihet një zgjidhje politike e cila, pa konflikte apo përçarje të mëtejshme, nxit me përgjegjësi stabilitetin dhe unitetin e vendit.
 
Respekti ndërmjet feve
 
Mendimet e Papës janë, mbi të gjitha, për popullin sirian, të cilin ia beson ndërmjetësimit të Virgjërës Mari, në mënyrë që - thekson - "të jetojnë  në paqe e siguri në tokën e tyre të dashur". Ashtu si dje Sekretari i Shtetit, kardinali Pietro Parolin, edhe Papa bëri thirrje për pakicat fetare.
 
Uroj që fetë e ndryshme të ecin së bashku në miqësi dhe respekt të ndërsjellë, për të mirën e këtij kombi të dërmuar nga një mori vitesh lufte!
 
Rrugëdalje për Ukrainën
 
Si në çdo audiencë të së mërkurës, Papa Françesku i kujtoi edhe sot vendet e copëtuara nga lufta. Duke nisur nga Ukraina, ende nën sulmet ruse; ndër më të fundit, ai i një autokolone të IAEA (Shoqata Ndërkombëtare e Energjisë Atomike) dhe ai i mbrëmshmi në Zaporizhzhia, që deri tani ka shkaktuar 6 të vdekur dhe 22 të plagosur.
 
Mendoj gjithnjë për Ukrainën e martirizuar, që po vuan kaq shumë në këtë luftë! Të lutemi që të gjendet një rrugëdalje
 
U ktheftë paqja!
 
Pastaj Papa kujtoi Palestinën, Izraelin, Mianmarin dhe u lut përsëri për paqen në këto territore: "U ktheftë paqja, e paqja qoftë".
 
Lufta është gjithmonë disfatë, të lutemi për paqen!/Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.