Imazhet para dhe pas zbulojnë shkatërrimin në Evropën Qendrore pas përmbytjeve vdekjeprurëse
Imazhet para dhe pas zbulojnë shkatërrimin në Evropën Qendrore pas përmbytjeve vdekjeprurëse 19.09.2024 | 14:50
Imazhet satelitore të publikuara së fundmi në rrjete sociale tregojnë shkatërrimin e shkaktuar nga përmbytjet në Evropën Qendrore gjatë javës së kaluar.
 
Polonia, Rumania, Austria dhe Republika Çeke kanë raportuar disa vdekje dhe shkatërrim masiv në qytete pas vërshimeve të lumenjve nga reshjet e shumta.
 
Bëhet e ditur se të paktën 23 persona kanë vdekur nga përmbytjet në të gjithë Evropën; katër vdekje në Republikën Çeke, shtatë në Rumani dhe Poloni, pesë në Austri.
 
Imazhet e publikuara nga Maxar Technologies tregojnë dëmet nga përmbytjet në Stronie Slaskie, një qytet në qarkun Klodzko, Poloni, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
 
Së fundmi, kryeministri polak Donald Tusk tha se qarku Klodzko është zona më e goditur e vendit.
 
Në imazhe, shtëpitë dhe fushat shihen të dëmtuara nga vërshimet.
 
Edhe pamjet para dhe pas nga Glucholazy, Poloni, tregojnë dëme të ngjashme.
 
Më shumë imazhe nga Maxar Technologies tregojnë shkatërrimin edhe në pjesë të Republikës Çeke, ku u evakuuan mijëra njerëz. /Telegrafi/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.