Kandidati amerikan për presidencë Donald Trump ka thënë se me shumë gjasë do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy javën e ardhshme. Ky takim do të zhvillohej në momentet kur Zelenskyy do të jetë në SHBA për një fjalim në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në OKB, shkruan Gazeta Metro.
Kur u pyet nga mediat nëse Trump do të takohet me presidentin ukrainas ai tha “me shumë gjasë” por kandidati republikan nuk dha detaje të mëtutjeshme, raporton Reuters.
Mediat tjera perëndimore kanë lajmëruar se edhe liderë tjerë global gjatë vizitave të tyre kanë takuar apo kanë shprehur interesim për tu takuar me Trump.
Ditën e djeshme u raportua se ish-presidenti do të takohet me presidentin polat Andrezej Duda në Pennsylvania.
Interesim për takim me Trump ka shprehur edhe lideri indian Narendra Modi./gazetametro.net