Gjatë ditës së djeshme, Organizata Ndërkombëtare për Vlerësimin e Arritjeve Arsimore (IEA) ka publikuar studimin e fundit ndërkombëtar të njohurive në matematikë dhe shkencë të nxënësve në mbarë botën. Pjesë e këtij studimi ka qenë edhenxënësit e klasës së katërt nga Kosova.
Nga 58 shtetet pjesëmarrëse, vendi ynë është rendiur e 47-ta për njohuritë në matematikë dhe e 55-ta për njohuritë në shkencë.Lidhur me këto rezultate të ulëta në botë për arritjet në këto lëmi, shprehen shqetësues njohësit e arsimit.
Në një prononcim dhënë për GazetaBlic, njohësi i kësaj fushe, Argjend Osmani, vlerëson se një gjë e tillë apsqyron gjendjen e rënduar të arsimit në vendin tonë.“Pa dyshim që rezultatet kaq të ulëta të nxënësve tanë janë shumë shqetësuese dhe kjo pasqyron gjendjen mjaftë të rënduar të arsimit në vendin tonë dhe me të vertetë do të ketë pasoja për zhvillimin e mëëtejmë të shoqërisë kosovare kur jemi duke edukuar dhe arsimuar një brez i cili është vetëm pjesërisht i pëprgatitur për jetë dhe për përgjithësit që i presin”, tha ai.
Sipas Osmanit, këto rezultate të nxënësve tanë ndërlidhen me prioritetet qeveritare dhe mosinteresimin qeveritë kanë treguar për të zhvilluar fushën e arsimit.“Faktorët kryesor që kanë sjellur një gjendje të tillë dhe rezultate të dobëta në arsim përgjithësisht jo vetëm në këtë testim janë të shumta, por kryesisht ndërlidhen me prioritetet qeveritare dhe mos interesimin qeveritë kanë treguar për të zhvilluar fushën e arsimit. Si pasojë tash kemi një gjendje të tillë, duke u nisru nga fakti se nuk është investuar mjaftueshëm dhe janë përdorur metoda të vjetruara të punës, por edhe faktorë të tjerë që ndërlidhen si me infrastrukturë, si me korrikulat jam kritik për këtë gjendjen e krijuar në fushën e arsimit”, theksoi Osmani.
Njohësi i arsimit shton se për të ndryshuar gjendjen duhet ndryshuar edhe qasjen, duhet të pasë parasysh që Kosova si aset më të vlefshëm i ka rininë, njerëzit e saj, andaj edhe atyre duhet mundësuar një arsimim dhe mësim cilësorë në mënyrë që të jenë të përgatitur si për tregun e punës në vend por edhe në atë ndërkombëtar.Këtë çështje e komentoi edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Kreu i kësaj sindikate, Rrahman Jashari, thotë për GazetaBlic se në këtë rast mësimdhënësit nuk janë fajtor, por që fajtori kryesor sipas tij është sistemi arsimor jo i qëlluar dhe kustet tepër të pamjafueshme të punës.“SBAShK-u saherë që dalim keq në PISA edhe në teste të tjera vendore e ndërkombëtare ndihemi keq, por e e kemi thënë vazhdimisht, konsideroj se nuk duhet bërë me gisht vetëm nga një palë në këtë rast kam bindjen se mësimdhënësit janë më së paku fajtor, fajtori kryesor është sistemi arsimor jo i qëlluar dhe kustet tepër të pamjafueshme të punës për shekullin 21, ngase nuk mund të qëndrojmë më mirë në një pozitë në këto rangime, as në pisa e as në gara ndërkombëtare të matematikës dhe landënve të tjera shkencore, ngase në shkolla ende punohet me shkumës dhe shpuzë e në vendet tjera edhe për rreth nesh është bërë shumë edhe dixhitalizimi i shkollave, dhe me punën ashtu si e kërkojnë rrethanat dhe zhvillimet e që janë të hovëshme të shekullit 21”, potencoi Jashari.
Ai shton se ende me punohet me mënyra të vjetruara, ato me shkumëz dhe shpuzë.Ndër të tjera, Jashari kritikon qeverinë se nuk po bëjnë asgjë në drejtim të kësaj fushe.
“Shteti nuk ka bërë asgje, nuk po bën asgjë për shkollën në Kosovë, dhe prandaj i kemi këto rezultate, nuk janë të duhurat”, deklaroi ai.Ndër të tjera, njohësi i arsimit kërkon që qeveria të ketë prioritet fushën e arsimit, e jot ë merrët me problemet e kësaj fushe vetëm në kohë fushatash, në të cilat sipas tij po bëjnë probleme të cilat nuk po i realizojnë.
“Qeveria duhet para se gjithash të përcaktoj si prioritet kombëtar fushën e arsimit dhe jot ë merret me problemet që e preokopjnë këtë fushë vetëm në kohë fushatash duke dhënë premtime megaloname, por që zbatimi I tyre është po thuajse zero. Andaj, për të ndryshuar gjendjen duhet ndryshuar edhe qasjen, duhet të pasë parasysh që Kosova si asset më të vlefshëm I ka rininë, njerëzit e saj, andaj edhe atyre duhet mundësuar një arsimim dhe mësim cilësorë n mëyrë që të jenë të përgatitur si për tregun e punës në vend por edhe në atë ndërkombëtar”, përfundoi ai.Vlen të ceket se testi ndërkombëtar TIMSS, është vlerësim ndërkombëtar i trendëve në njohuritë e Matematikës dhe Shkencave Natyrore i cili realizohet në kuadër të organizatës IEA për vlerësimin e të arriturave në arsim.
Si dhe, viti 2019, është viti ku Kosova ka marrë pjesë për herë të parë në testimin ndërkombëtar TIMSS, në atë kohë, nxënësit kosovarë ishin radhitur në vendin e 54-t në mesin e 64 shteteve pjesëmarrëse./GazetaBlic/