BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim, duhen hapa konkret jo veç deklarata!
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim, duhen hapa konkret jo veç deklarata! 22.11.2024 | 03:40
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se duhet hapa konkret dhe jo vetëm deklarata.
 
“Ne mirëpresim gatishmërinë e deklaruar të Kosovës për të filluar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit, kërkojmë që të përputhet deklarata me veprime konkrete dhe të fillojë ta bëjë këtë menjëherë. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë të gjitha obligimet e tyre të dialogut pa ndonjë vonesë të mëtejshme apo vendosjen e parakushteve të reja në mënyrë që të bëjnë përparim në rrugën e tyre përkatëse evropiane.
 
Dështimi për të zbatuar atë që është rënë dakord do të ndikojë në aftësinë e tyre për të avancuar në aspiratat e tyre evropiane. BE-ja është lehtësuesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe jo palë në marrëveshje”, tha Stano për rtv21.Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova është e gatshme të zbatojë marrëveshjet për normalizim të marrëdhënive, por ka shtuar se partneriteti në zbatim është i pamundur pa respektimin e plotë të marrëveshjeve nga Serbia.
 
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës hapa konkret për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duke thënë se ky është obligim ligjor i Qeverisë. Por, kryeminkstri Kurti ka thënë nuk e themelon Asociacionin. Qeveria e ka quajtur draft-statutin Evropian një non-papet pa nënshkrim.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.