Promovohet libri ‘Jugosllavia u shemb në Trepçë’, nga Anna Di Lellio
Promovohet libri ‘Jugosllavia u shemb në Trepçë’, nga Anna Di Lellio 06.03.2025 | 03:39
Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) u promovua të mërkurën libri “Jugosllavia u shemb në Trepçë”, nga autorja, Anna Di Lellio. Në promovim ishin të pranishëm edhe rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva, prorektorë, dekanë, mësimdhënës dhe mysafirë të tjerë.
 
Ndërsa vetë autorja e librit, “Jugosllavia u shemb në Trepçë”, tregoi se e gjitha ka nisur në kuadër të projektit “Programi në Kosovë dhe Iniciativa për Hisotir Gojore”  në vitin 2020. Sipas saj, në këtë kohë ka intervistuar 24 pjesëmarrës të grevës së famshme të minatorëve të “Trepçës” që kishte ndodhur në shkurt të vitit 1989.
 
Di Lellio, theksoi se këto rrëfime të minatorëve apo drejtuesve të minierës në atë kohë, janë botuar në një libër në gjuhën italiane në vitin 2024, ndërsa tash së voni është përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën shqipe. “Rrëfimet nxjerrin në pah rrethanat, kushtet, jetën, emocionet, vuajtjet dhe përpjekjet që mandej kishin pasur ndikime në rrjedhat politike në ish-Jugosllavinë e atëhershme”, tha ajo.
 
Sipas saj, përkundër përpjekjeve nuk ka mundur të gjej asnjë pjesëtar të komunitetit serb që ka punuar si minator apo drejtues në minierën e “Trepçës” në atë kohë.
 
Autorja e librit, Anna Di Lellio, është ligjëruese.
 
Për kontributin e saj të çmuar, në vitin 2015, presidenti i Republikës së Kosovës e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave.
 
Di Lellio gjithashtu nga viti 1999 ka qenë e angazhuar në Kosovë si zyrtare e OSBE-së dhe OKB-së, si dhe në rolin e studiueses dhe mësimdhënëses.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave