“Asnjëherë s’kemi pasur luhatje ndaj presidentit Rugova”, Quni flet për organizimin e Betejës së Koshares
“Asnjëherë s’kemi pasur luhatje ndaj presidentit Rugova”, Quni flet për organizimin e Betejës së Koshares 10.04.2025 | 15:29
Me rastin e 26-vjetorit të betejës heroike të Koshares, ish-komandanti i UÇK-së, Anton Quni, ka ndarë rrëfime për organizimin dhe sfidat që paraprinë njërën nga përballjet më të rëndësishme të luftës për çlirim.
 
Quni theksoi se, ndonëse gjatë luftës kanë ekzistuar akuza dhe tensione ideologjike, brigada që ai komandonte nuk ka pasur kurrë luhatje ndaj autoritetit të komandantit suprem, presidentit Ibrahim Rugova.
 
“Përkundër akuzave që kanë ekzistuar edhe gjatë luftës, kur ushtarët duhet të motivohen dhe të kenë besim në njëri-tjetrin, ne si brigadë asnjëherë nuk kemi pasur luhatje ndaj autoritetit të komandantit suprem, presidentit Ibrahim Rugova”, deklaroi ai në Debat Plus.
 
Sipas Qunit, përgatitja për betejën ka nisur me mobilizim të madh dhe zgjedhje strategjike të territorit.
 
“Nuk kishim numër të mjaftueshëm luftëtarësh, ndaj zgjodhëm një territor malor, ku teknika e armikut nuk kishte mundësi të depërtonte. Në këtë mënyrë minimizuam disavantazhet tona dhe krijuam epërsi,” u shpreh ai.
 
Ai shtoi se stërvitjet filluan nga ato bazike, me plane të qarta dhe organizim të rreptë.
 
Në lidhje me ideatorin e aksionit, Quni tha se është e vështirë të lidhet me vetëm një emër, por përmendi qendrën stërvitore ushtarake në Papaj, ku që nga shtatori i vitit 1998 ishin të dislokuara tri njësi me zinxhirë të qartë komandues.
 
“Njëra njësi komandohej nga komandanti Rrustem Berisha, ndërsa unë udhëhiqja batalionin diverzanto-vëzhgues. Çdo mbrëmje në orën 20:00 bënim analizë të ditës dhe caktonim detyrat për të nesërmen”, shtoi Quni./Indeksonline/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.