Ashtu siç raportuan mediat serbe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pritur në takim Donald Trump Jr, djalin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Vuçiqi tha se me Trump Jrfolën rreth marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara por edhe për temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.
“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme”.
“Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale”, shkroi Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.
Ky është takimi i parë i nivelit të lartë të ndonjë figure të rëndësishme me ndokënd në Serbi që nga koha kur udhëheqjen amerikane e mori në dorë presidenti Donald Trump.
Ndërsa në anën tjetër të kufirit, në Kosovë temë është ende numërimi dhe rinumërimi i votave, teksa bota po pëson një dridhje të pllakave gjeopolitike.