Dje Kosovës i erdhi nga SHBA-ja një mesazh i qartë dhe i drejtpërdrejtë për sa i përket të ardhmes së saj gjatë mandatit 4-vjeçar të administratës Trump. Qeveria aktuale e Kosovës nuk llogaritet partner i besueshëm i Shtëpisë së Bardhë, shkruan Gazeta Metro.
Sinjali më i qartë se kurrë për Kosovën arriti dje pasdite kur emisari i posaçëm i presidentit Trump për misione speciale në botë, Richard Grenell, tha se Kurti nuk është partner i besueshëm për administratën Trump.
Përpos kësaj, Grenell gjithashtu tha se Kurti nuk ishte i besueshëm as për administratën Biden, të cilën e kishte përkrahur haptazi në zgjedhjet e vitit 2020.
“Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqe për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm”, tha emisari Grenell.
“Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, shkroi Grenell dje në X.
Richard Grenell përmendi faktin se kompanitë amerikane gjithnjë e më tepër po investojnë në Shqipëri dhe Serbi, por jo në Kosovë.
Ky reagim i emisarit Grenell erdhi për shkak të pretendimit të Kurtit se Kosova kurrë më mirë nuk i ka pasur marrëdhëniet me SHBA-në, për ç’gjë Grenell pati një porosi për kosovarët: “Mos u mashtroni”.
Ky mesazh kaq i drejtpërdrejtë dhe i qartë vjen pikërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Administrata Trump, e cila porsa e ka filluar mandatin 4-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë, e bëri të qartë dje se nuk do të bashkëpunojë me kryeministrin aktual të Kosovës./gazetametro.net
I have many friends in Kosovo and Albania…and many friends in Serbia and throughout the region.
The Trump Administration has worked and will continue to work towards peace for everyone in the Balkans.
But we need trustworthy partners.
The Kurti Government was not…
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 3, 2025