U dekorua me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”, Hovenier i emocionuar: Sot më kanë humbur fjalët
U dekorua me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”, Hovenier i emocionuar: Sot më kanë humbur fjalët 11.12.2024 | 15:59
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, është dekoruar nga presidentja e Kosovës, me Urdhrin “Dr.Ibrahim Rugova”, ndërsa gjatë kësaj ceremonie ai është emocionuar shumë, teksa tha se i kanë humbur fjalët, shkruan Gazeta Metro.
 
Osmani tha se ambasadori amerikan Jeff Hovenier, për Kosovën ishte më shumë se sa veç ambasador.
 
Dhe se Hovenier ishte me popullin e Kosovës në momente shumë kritike.
 
“Ai ishte me ne kur raportonte për masakrën e Reçakut, ishte me ne kur vendosnim themelet e shtetit tonë të pavarur, e ishte me ne edhe përgjatë viteve të fundit në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe aleancës së pathyeshme me SHBA-të”, tha Osmani ndër të tjera.
 
Ndërsa nga ky nderim që ishte përgatitur për të, Hovenier u pa shumë i emocionuar.
 
Ai tha se e kishte planifikuar t’i thoshte disa fjalë, se zakonisht nuk mbetet pa fjalë, por se këtë mbrëmje ato i kishin humbur.
 
Sipas Presidencës së Kosovës, Urdhri për paqe, demokraci dhe humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”, u jepet personave, vepra jetësore e të cilëve cilësohet si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit.
 
Duhet theksuar se përveç largimit nga Kosova, Hovenier do të pensionohet. /gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.