Parlamenti i Cyrihut miraton kërkesën e Komunës së Prishtinës për dhënien e disa kamionëve për mbeturina
Parlamenti i Cyrihut miraton kërkesën e Komunës së Prishtinës për dhënien e disa kamionëve për mbeturina 04.02.2025 | 04:21
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se qyteti i Cyrihut në Zvicër ka miratuar kërkesën e komunës për dhënien e kamionëve për mbeturina.
 
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se ky vendim është marrë pas kërkesës së komunës së Prishtinës, shkruan Arbresh.info.
 
“Pas kërkesës që e kemi bërë si komunë, Parlamenti i Cyrihut ka miratuar me shumicë votash dhënien e disa kamionëve për mbeturina për Kryeqytetin. Propozimi erdhi nga Partia Socialdemokrate dhe ajo Liberale. Ndërsa pati edhe kundërshtime nga një deputet i SVP-së, qëndrimet e kësaj partie ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nuk janë të reja. Kjo është edhe një ndihmë tjerët dhe një akt solidariteti dhe mbështetjeje, veçanërisht i rëndësishëm duke pasur parasysh komunitetin e madh shqiptar që jeton e kontribuon në Zvicër”, ka shkruar Rama.
 
Sipas tij, kjo mbështetje është shembull pozitiv i bashkëpunimit ndërmjet qyteteve.
 
“Përkrahja e qytetit të Cyrihut për Prishtinën është një shembull pozitiv i bashkëpunimit ndërmjet qyteteve dhe një konfirmim i vlerave të solidaritetit. Faleminderit Cyrih, faleminderit Zvicrës”., ka shkruar ai./Arbresh.info/
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.