Mblidhen kryeprokurorët, temë bashkëpunimi juridik ndërkombëtar
Mblidhen kryeprokurorët, temë bashkëpunimi juridik ndërkombëtar 26.11.2024 | 15:48
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive  të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
 
Bëhet e ditur se në këtë takim  u diskutua për çështjet penale që ndërlidhen me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, sfidat për ekstradimin dhe dërgimin e ekspertizave jashtë vendit, me ç‘rast U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka kërkuar që këto raste të trajtohen me prioritet për të ngritur edhe imazhin e Prokurorit të Shtetit karshi institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
 
“Çështje tjetër me rëndësi që u diskutua në këtë takim ishte edhe kontrollet-bastisjet në procedurat hetimore. Poashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për ekipet e përbashkëta hetimore, të cilat krijohen nga kryeprokurorët e prokurorive që përfshinë çështjet komplekse hetimore e që kërkohet bashkëpunim dhe ekspertizë përkatëse nga institucionet tjera ligjzbatuese”, thuhet në njoftimin e Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.