Nijazi Gashi, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, ka thënë se vendimi i Qeverisë për rritjen e pensioneve për 20 për qind ka qenë një befasi e pakëndshme për ta.
Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se vendimi nuk përkon me atë që pensionistët e meritojnë dhe me inflacionin që është në vendin tonë.
“Vendimin e qeverisë e kemi pritur me një befasi të pakëndshme, për arsye se nuk na e kanë dhënë mundësinë as 20 për qind të asaj që e meritojmë të na e japin, sepse e dini se sa ka pasur inflacion që nga viti 2020 e deri tani dhe këta nuk e kanë marrë parasysh vitet e kaluara se sa ka ndodhur inflacioni dhe e kanë rritur vetëm 20 për qind, që nuk mjafton që të quhet thjesht ngritje e pensioneve”, thotë ai.Sipas Gashit, me këtë rritje, pensionistët mund t’i blejnë 40 bukë më shumë në muaj.
“Ne kemi mbajtur një evidencë të indeksit të kostos jetësore në vazhdimësi dhe për fat të keq ai ka qenë mjaft i madh dhe deri tani, sipas viteve që ka ndodhur inflacioni, tani kemi inflacion afër 100 ose 120 për qind dhe këta na i kanë rritur pensionet vetëm 20 për qind që nuk është e mjaftueshme. Pensionet bazë kanë qenë 100 euro, tani janë 120 euro dhe përmirësimi i standardit nëse e konvertojmë në bukë, pensionistët mund t’i blejnë 40 bukë më shumë në muaj”, shprehet ai për Gazeta Blic.Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, rritja e pensioneve është dashur të bëhet 120 për qind, duke bërë që një pension bazë të jetë 220 euro.
“Pensioni bazë është dashur të jetë rreth 220 uro, është dashur të rritet 120 për qind dhe këta na i kanë rritur vetëm 20 për qind, ndërsa pensionet me përgatitje shkollore është dashur të jenë diku rreth 450, kurse ato me përgatitje të lartë shkollore është dashur të jenë 500-550 euro”, vlerëson ai.Ndërsa, sa i përket faktit se rritja e pensioneve u bë pak muaj para zgjedhjeve, Gashi thotë se qeveritarët tanë e kanë bërë në mënyrën më banale.
“Këtë e dinë edhe fëmijët në djeg këtë, që para zgjedhjeve qeveritë gjithkund në botë bëjnë rritje por në mënyrën më banale po e bëjnë qeveritarët tanë”, deklaron Nijazi Gashi./Gazeta Blic/