Kritika, këshilla, parulla, kërkesa për unitet: Krejt çka u tha në seancën e përbashkët të dy kuvendeve
Kritika, këshilla, parulla, kërkesa për unitet: Krejt çka u tha në seancën e përbashkët të dy kuvendeve 20.12.2024 | 15:24
Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë sot kanë mbajtur seancën e dytë të përbashkët. Mbledhja, e cila është mbajtur në Prishtinë, është hapur nga kryetarët e të dy kuvendeve. Më pas, deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë u është drejtuar presidentja Vjosa Osmani, për të iu lënë radhën kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti. Adresimin kanë pasur edhe deputetët e partive politike të të dy vendeve.
 
Përveç mesazheve për unitet, në fjalimet e përfaqësuesve politik të të dy vendeve, nuk kanë munguar thumbimet dhe kritikat për qeveritë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.
 
Seancën në fjalë e ka hapur Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
 
“Jemi mbledhur në këtë seancë të Kuvendeve tona, në fund të këtij viti, për ta dëshmuar unitetin tonë, përballë sfidave politike e gjeopolitike të sigurisë që shoqërojnë rajonin e kontinentin tonë edhe gjatë këtij viti. Edhe 2 muaj bëhen tri vjet që nga agresioni i paprovokuar i Federatës Ruse mbi Ukrainën, dhe ne si rajon e si Kosovë, i kemi ndjerë ndikimet e tërthorta e të drejtpërdrejta të këtij agresioni. Republika e Kosovës po e mbyllë edhe këtë vit e sulmuar drejtpërdrejt nga elemente që lidhen me Serbinë, e po synojnë destabilizimin e Kosovës me metoda e terroriste e luftës hibride. Sulmi në Ibër-Lepenc nuk mund të konsiderohet ndryshe veç si terroristë nga ata që refuzojnë ta pranojnë Kosovën si shtet sovran. Ky sulm i rëndë vjen një vit pas sulmit tjetër të ërndë që përjetoi republika jonë në Banjskë. Organizatorët dhe mbështetësit janë Milan Radoçiq dhe i mbështetur nga presidenti Vuçiq, dhe mbetet i pandëshkuar nga drejtësia në Kosovës”, ka thënë Konjufca.
 
Pas tij, fjalën ka marrë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
 
Ajo ka thënë se bota duhet të kuptojë që Shqipëria e Kosova janë bashkë.
 
“Ne që po takohemi jemi pak, duhet të takohemi të gjithë, aq sa jemi, aq sa shqiptarë ka bota, me miliona. Nuk prishin punë, përkundrazi. Nuk prish punë se s’na zë kjo sallë, ka salla ku mundemi me u çmallë e me u taku. Gjakovari ta takojë labin, mitrovicaliu vlonjatin, derisa të dridhet toka në këmbët tona, derisa Adem Jashari të lëviz në varr, derisa bota të kuptojë çfarë mund të bëjmë kur jemi bashkë. Halli është se me arrit deri te super-takimi e hipër-bashkimin, duket herët. Kur nuk ke pulën, duhet me ngrënë shpend tjetër, edhe ky shpend qeka fort i shijshëm”, është shprehur ajo.
Adresimi i radhës ishte ai i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
 
E para e shtetit të Kosovës ka kërkuar bashkëpunim më të thellë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
 
“Kjo seancë e përbashkët parlamentare duhet të shërbej si një thirrje për veprim. Një kujtesë se qëllimi ynë i përbashkët kërkon ambicie edhe më të madhe dhe përpjekje më të palodhshme Ne po jetojmë në një kohë të trazuar, e cila tregon bashkëpunim dhe qëllim. Për Kosovën dhe Shqipërinë kjo nuk është një zgjedhje, por një domosdoshmëri. Një Shqipëri më e fortë do të thotë një Kosovë edhe më e fortë. Një Kosovë më e suksesshme e ngrit edhe më lartë Shqipërinë. Historia nuk do të na gjykojë me dashamirësi, nëse nuk arrijmë ta shfrytëzojmë këtë moment për të ndërtuar harmoninë e domosdoshme”, ka thënë Osmani.
 
Këshillat e fuqishme të Edi Ramës
 
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur fjalim më të zjarret në këtë seancë.
 
Pjese të adresimin të tij kishte të bënte me Hashim Thaçin dhe krerët e UÇK-së në Hagë.
 
Sipas tij, e sotmja nuk do të ishte e njëjtë pa Hashim Thaçin.
 
“Pa përfaqësuesit e UÇK-së nuk nisemi, as sot, as nesër, asnjëherë. Vetëm bashkë. Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së. Pa Hashim Thaçin e shokët e tij që udhëtuan bashkë me Rugovën e Qosjen, ne nuk e dimë, çfarë rruge do të kishte marrë fati i Kosovës, por çfarë ne dimë me siguri është se ato qaste nuk do të kishin ardhur, dhe e sotmja do t’i ngjante të shkuarës, pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me në krye Hashim Thaçin”, ka deklaruar Rama, duke vazhduar adresimin e tij.
 
“Sot që ne jemi të gjithë këtu në Kuvendin ku u shpall pavarësia e Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi po mbahen peng prej gati 5 vjetësh, në qelitë e një drejtësie ndërkomëbtare e cila ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e një shteti të së drejtës. As nuk e kam diskutuar ndonjëherë, as sot, të drejtën e asaj Gjykatës Speciale për të bërë punën që ia ka ngarkuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, ku vet Hashimi ka ngritur dorën për të formuar ajo Gjykatë”, ëshët shprehur ai.
 
Rama ishte i ashpër kur tha se Kuvendi i Kosovës nuk ka bërë asgjë për të nxjerrë një rezolutë për padrejtësinë në Gjykatën Speciale të Hagës.
“Nuk vijë dot këtu në Prishtinë, ta gëlltisë, në mungesë të Hashimit, Kadriut, Jakupit në mungesë të Rexhepit, është nyja e mbledhur në fyt, nga një dyshim shumë i madh, dhe i arsyeshëm se ai proces, është proces i parregullt ligjor, dhe se normat dhe standardet e tij janë nën standardet e drejtësisë që e financojnë atë far Gjykate. Nuk rrit dot pa ua thënë këtu çudinë time për faktin se në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjëherë një nismë për të kërkuar një rezolutë të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të gjitha vendeve financuese, shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi, dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjyqtarët”, ka deklaruar Rama.
 
Me tej, ai tha se nëse Kuvendi i Kosovës ndërmerr një veprim për të votuar një rezolutë, të njëjtën do ta bëjnë edhe në Shqipëri.
 
"Nëse Kuvendi i Kosovës, kurdo qoftë, do të ndërmerrte nismën për të iu drejtuar të gjithave shteteve sponozorizese të Gjykatës Speciale dhe për ta marr në to cenimin e standardeve demokratike në procesin ligjor kundër Hashim Thaçit, Krasniqit, Veslit dhe Slimit, dhe nëse do të na kërkohej që një nismë e tillë Kuvendi i Shqipërisë, PS do të angazhohej pa ngurrim që të njëjten rezolutë ta depozitonte ë Kuvendin e Shqipërisë", është shprehur Rama.
 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka injoruar këshillat dhe kritikat e Ramës për institucionet e Kosovës.
 
Në fjalimin e tij, Kurti ka përmendur thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
 
Ndër të tjera, ka bërë me dije se Kosova si asnjëherë më parë e ka shtri sovranitetin në veri.
 
Sipas tij, më pjesa veriore nuk mund të destabilizohet.
 
“Si asnjëherë me parë kemi shtrirë sovranitetin në veri të Kosovës, kemi integritet territorial dhe sot që po flasim në Kosovë mund të këtë akte sporadike terroriste, por nuk ka më burime të brendshme që mund të na cenojnë sigurinë apo stabilitetin. Aktet terroristet parlamentar te orkestruar e të financuar nga Serbi është shprehje e pafuqisë së tyre. Dikur nuk kanë bërë akte terroriste sepse e kishin krejt në kontroll tash që e kanë humbur kontrollin bëjnë akët terroriste, por ky është fundi i tyre”, ka thënë Kurti.
 
Kritikat e deputetëve për të dy qeveritë
 
Pas liderëve institucionalë, radhën e kishin deputetët e partive politike të Kosovës dhe Shqipërisë.
 
Më i ashpri në këtë drejtim ishte lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
 
Në adresimin e tij, Haradinaj ka thënë se Kurti është në shërbim të Serbisë e Rusisë.
 
“Hapat e pakoordinuar të qeverisë, bënë që Serbia të shihet si viktimë. Kosova është në të njëjtin thes me Korenë e Veriut nga kryeministri Kurti dhe qeveria e tij. Kryeministri ynë ka shkuar deri aty sa Blinkenin e ka quajtur naiv. Në vendin tonë, tenderët njëburimorë, janë kthyer në gjakderdhje financiare, në vendin tonë është vjedhur mielli e vaji, pasuli është shpallur sekret shtetëror. Kryeministri sapo mashtroi më herët për investime në mbrojtje. Çdo veprim i Kurtit është në agjendë të Serbisë e Rusisë, bëri përpjekje në Shqipëri por ju nuk e lejuat”, tha Haradinaj.
 
Kurse, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së në Shqipëri, Gazmend Bardhi, ishte kritik ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
 
Pas fjalimit të Ramës, Bardhi ka thënë se këshillat nuk jepen në publik.
 
“Këshilla nuk jepet në publik. Nuk duhet të jetë si thikë pas shpine, pasi e dëmton vëllain”, është shprehur ai.
 
Ndryshe nga ta, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kërkuar që Kosova dhe Shqipëria të thellojnë bashkëpunimin.
 
Në adresimin e tij në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve, Gashi ka vlerësuar se të dy vendet të gjitha gjerat i kanë të përbashkëta.
 
“Motra dhe vëllezër, historinë e kemi bashkë. Po, kulturën e kemi bashkë. Po, gjuhen shqipe e kemi bashkë. Po, miqtë e kombit i kemi bashkë. Po, figurat kombëtare i kemi bashkë. Pra, krejt i kemi bashkë, prandaj në punë dhe angazhim duhet të jemi bashkë, veç nëse e heqim pak inatin”, ka thënë Gashi.
 
Në fund të mbledhje, deputetët e të dy kuvendeve kanë miratuar një deklaratë të përbashkët.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.