KQZ me njoftim të rëndësishëm për zgjedhjet e 9 shkurtit: Votimi me kusht nuk do të lejohet në çdo qendër votimi
KQZ me njoftim të rëndësishëm për zgjedhjet e 9 shkurtit: Votimi me kusht nuk do të lejohet në çdo qendër votimi 18.10.2024 | 00:00
Ligji i ri për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar në vitin 2023 ka bërë disa ndryshime thelbësore edhe për procesin e votimit me kusht në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
 
Ky lloj votimi, sipas KQZ-së, nuk do të bëhet i mundur në çdo Qendër Votimi ashtu siç ishte në proceset e kaluara zgjedhore. Ky lloj votimi, do të mundësohet vetëm në qendrat e votimit të cilat do t’i caktojë KQZ-ja.
 
Ky ndryshim i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme është prezantuar me anë të një videomesazhi nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.“Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar në vitin 2023 ka bërë disa ndryshime lidhur me votimin me kusht. Votimi me kusht është i mundur sërish, por ky lloj votimi nuk do të mundësohet në çdo Qendër Votimi ashtu siç ishte në proceset e kaluara zgjedhore. Në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, KQZ do të caktojë Qendrat për Votim me Kusht. Lista e tyre do të publikohet në ueb faqen e KQZ-së dhe mjetet tjera të informimit”, thuhet në videon informuese të prezantuar nga Elezi.
 
Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të cilat janë mbajtur më 14 shkurt 2021, numri i Qendrave të Votimit në 38 komunat e Kosovës ishte 888 Qendra Votimi dhe në secilën prej tyre ishte i mundur votimi me kusht.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.