KMLDNJ ka reaguar për rritjen e pensioneve, duke e quajtur veprim klientelist dhe i bërë për marrje votash.
“KMDLNj kishte kërkuar të bëhej indeksimi në vitin 2022 kur inflacioni ishte 22 përqind dhe pastaj të bëhet rritja. Me rritjen prej 20 përqind, askush nuk përfiton përveç qeverisë. Madje, me këtë rritje pensionistët dhe përfituesit tjerë nuk marrin më shumë se 90 përqind nga pensionet paraprake”,
Ata kanë kritikuar qeverinë për mungesën e dialogut social, për mos konsultim me Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës.
“Në anën tjetër me mospërfshirje të kategorive të luftës në këtë ‘rritje’ është diskriminim flagrant dhe shkelje e barazisë para ligjit. Pensionistët dhe përfituesit tjerë nuk duhet të pajtohen me këtë rritje klienteliste të pensionit dhe duhet të kundërshtojnë, qoftë përmes rrugëve ligjore apo edhe me votën e tyre. Ka qenë detyrim ligjor i qeverisë që të bëjë indeksimin e pensioneve në përputhje me rritjen e shkallës së inflacionit e jo të konsiderohet se është vullnet i mirë i qeverisë dhe përkujdesje për pensionistët”, thuhet në reagim të KMLDNJ-së.